Lajmet

Shtojca Chromebleed ju njofton nëse faqet që vizitoni janë prekur nga Heartbleed

Publikuar , 14 Prill 2014
0
Shtojca Chromebleed ju njofton nëse faqet që vizitoni janë prekur nga Heartbleed

ygqilxceje1zrv1pt7mqDefekti “Heartbleed”, i cili ishte një dobësi sigurie që u zbulua vetëm kohët e fundit, por që ka prekur një numër të madh faqesh interneti, edhe ndër më të klikuarat në botë, ka rezultuar të jetë më seriozi që është gjetur kohët e fundit. Për të parë nëse faqja që po vizitoni është prekur nga Heartbleed, mund të përdorni një funksionalitet shtesë që quhet Chromebleed.

Ky funksionalitet përdor mjetet Filippo Valsorda për të testuar nëse faqja është prekur nga Heartbleed dhe nuk e ka rregulluar ende problemin. Në faqe si Yahoo, apo të tjera të ngjashme, të cilat janë ndër më të mëdhatë në botë, mund të ndiheni më të sigurt dhe të keni besim se problemet rregullohen brenda një kohe të shkurtër.

Por, kur bëhet fjalë për faqe më të vogla, atëhere Chromebleed do t’ju shfaqë një njoftim në ekran, që do t’ju paralajmërojë për sigurinë e faqes. Në këtë rast, zgjidhja më e mirë është të largoheni nga faqja dhe t’i dërgoni një mesazh zhvilluesit të saj për ta rregulluar problemin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përdorimi i telefonisë fikse, Shqipëria poshtë mesatares së rajonit

Lajmet e fundit>