Softuer

Shtojca Clearly edhe për Firefox

Publikuar , 26 Dhjetor 2011
0
Shtojca Clearly edhe për Firefox

Pasi që është një shtojcë e Evernote, Clearly përfshin veçoritë shtesë për kopjimin e artikujve të përzgjedhur në llogarinë tuaj në Evernote, e po ashtue dhe tre formate të tjerë të leximit, duke përfshirë madhësinë e vogël, të mesme dhe të madhe të shkronjave dhe një shikim Night Owl që ndryshon sfondin e faqes në të zezë dhe ngjyrën e shkronjave në të bardhë.

Ju mund të qaseni në Clearly në shiritin e menysë në Firefox (Tools>Clearly) ose butonin shtesë në shiritin e veglave të shfletuesit.

Kur e përdorni Clearly për të marrë një artikull në llogarinë tuaj në Evernote, ai e dërgon versionin e mundshëm vetëm për lexim  në fletoren tuaj. Kjo nënkupton që ju më nuk keni nevojë që të largoni rrëmujën nga shkurtesat në llogarinë dhe fletoren tuaj në Evernote. Për ta përdorur veçorinë Clearly, ju do të keni nevojë për ta pasur një llogari falas në Evernote, pra regjistrimi është pa pagesë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Google teston në heshtje pako aplikacionesh me pagesë

Lajmet e fundit>