Ja se si

Shtoni foto në profilin tuaj të Facebook përmes e-mailit

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Shtoni foto në profilin tuaj të Facebook përmes e-mailit

 Sa për fillim, ju mund ta përditësoni statusin tuaj përmes mesazhit me tekst (shikoni find.pcworld.com/63598). E, nëse celulari juaj ka një kamerë, ju mund të bëni edhe më shumë: Facebook ju lejon të shtoni fotografi dhe video në profilin tuaj përmes e-mailit. Ju nuk keni nevojë të përdorni një celular për ta bërë këtë procedurë. Ju mund të dërgoni me e-mail përmbajtjen tuaj në Facebook përmes një PC-je nëse e keni më të lehtë sesa të përdorni Facebook në mënyrë të rregullt (ose në rast se kompjuteri juaj i punës i bllokon disa rrjete sociale).
Ja si të lidheni me Facebook përmes e-mailit:
1. Shkoni tek www.facebook.com/mobile (ju duhet të futeni në llogarinë tuaj, nëse nuk jeni futur ende).
2. Shikoni për “Upload Photos via Email” për adresën tuaj personale të e-mailit (e imja është një lidhje bizare e fjalëve dhe e numrave të rastit).
3. Shtoni adresën e ngarkimit në listën e kontakteve ose klikoni Send my upload email to me now për të bërë që Facebook ta dërgojë atë kurdoherë që ju kontrolloni e-mailin (nuk është kushedi se çfarë kursyesi i kohës, por mund të jetë më e lehtë sesa të shkruani adresën në celularin tuaj).
4. Kompozoni një mesazh të ri e-maili që përmban në attach foto ose video. Drejtoni pushkën nga adresa e ngarkimit në Facebook dhe përdorni linjën e subjektit për tekstin që dëshironi të paraqitni. Klikoni send dhe u bë! Fotoja ose videoja shkon drejtpërsëdrejti në profilin tuaj në Facebook. Normalisht, web faqja i bën këto lloj ngarkimesh publike, kështu që sigurohuni që të dhënat e Facebook janë sipas dëshirës suaj.

LEXO EDHE:  Ja sesi të përditësoni Windows 10-ën manualisht në Përditësimin e Tetorit 2018

Lajmet e fundit>