Ja se si

Shtoni një fjalor desktopi në Ubuntu për t’i kërkuar shpejt fjalët

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Shtoni një fjalor desktopi në Ubuntu për t’i kërkuar shpejt fjalët

Për të shtuar fjalorin e desktopit në instalimin e Ubuntut përdorni aplikacionin Googlizer, të cilin mund ta instaloni përmes Synaptic Package Manager. Nëse nuk e gjeni në ndërfaqen grafike të Synpatic, hapni një dritare terminale dhe shkruani sudo apt-get instalo googlizer për ta gjetur në mënyrë automatike dhe për ta instaluar. Appleti në fjalë është bërë për të performuar kërkime të menjëhershme në Google, por ju mund ta bëni për të kryer punën e fjalorit.
Në momentin që instaloni Googlizer në Synaptic, tërhiqeni ikonën e tij nga menyja Applications-Internet për ta ruajtur në një vend në shiritin e panelit, pastaj klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Properties. Në fushën Command ndryshoni rreshtin që shënon googlizer–url http://www.merriam-webster.com/dictionary/ (sigurohuni të vendosni dy viza para URL-së).
Si funksionon ky marifet? Termi kërkues që nënvizoni futet në buferin selektues në mënyrë automatike dhe pastaj bashkohet thjesht me fundin e URL-së që shkruani kur klikoni në butonin Googlizer. Në rastin e web faqes Merriam-Webster, marifeti funksionon në mënyrë të përkryer, pasi web faqja përdor format URL për secilën fjalë. Për shembull, http://www.merriam-webster.com/dictionary/orange ju dërgon te përkufizimi i fjalës “orange”.
Ju gjithashtu mund të ndryshoni ikonën e desktopit të Googlizer, ashtu siç kam bërë unë, në atë të një fjalori. Ikona që përdor unë gjendet në /usr/share/icons/gnome/scalable/apws/accessories-dictionary.svg.
Legjenda 1: Me një ndryshim të thjeshtë të URL-së në fushën Command, ju mund ta ktheni apletin kërkues Googlizer në një vegël përkthimi.

LEXO EDHE:  Ja sesi të merrni maksimumin nga pamja e re e Twitter

Lajmet e fundit>