Lajmet

Shtoni privatësinë në Android dhe iOS me DNS-të e Cloudflare

Publikuar , 12 Nëntor 2018
0
Por tashmë aplikacioni, i disponueshëm për Android dhe iOS, e bën më të lehtë aktivizimin e shërbimit. Shtoni privatësinë në Android dhe iOS me DNS-të e Cloudflare

Disa muaj pasi prezantoi për herë të parë shërbimin DNS me në fokus privatësinë, Cloudflare do të sjellë 1.1.1.1 tek përdoruesit mobilë.

Normalisht asgjë nuk i ka penguar përdoruesit të shfrytëzojnë DNS 1.1.1.1 në telefonët dhe tabletët e tyre.

Por tashmë aplikacioni, i disponueshëm për Android dhe iOS, e bën më të lehtë aktivizimin e shërbimit.

Aplikacioni aktivizon shërbimin me një të shtypur butonit.

Cloudflare do të menaxhojë informacionin DNS. Duke kaluar të dhënat nëpër 1.1.1.1, ofruesi juaj i internetit do ta ketë më të vështirë të gjejë çfarë faqesh po vizitoni.

Shërbimi është i shpejtë dhe ofron privatësi të lartë. Aplikacionin mund ta shkarkoni nga App Store dhe Google Play. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cloudflare sjell një shërbim VPN në aplikacionin 1.1.1.1

Lajmet e fundit>