Harduer

“Shtyhet” debutimi i Nexus Prime

Publikuar , 08 Tetor 2011
0
“Shtyhet” debutimi i Nexus Prime

Tani sipas raporteve më të fundit del se Google dhe Samsung mund të shtyjnë shpalosjen e tij për shkak se nuk janë të gatshëm të veprojnë në këtë drejtim, sepse sipas tyre rrethanat nuk janë të përshtatshme. CTIA, ngjarje që do të mbahet gjatë javës së ardhshme, është pritur të jetë vendi ku do të shpaloset Nexus Prime, por kështu mesa duket nuk do të ndodh.

Nexus Prime është i njohur edhe si Google Nexus apo Droid Prime. Në çfarëdo forme që quhet, ky celular pritet të jetë i pari me versionin e ri të Google Android, Ice Cream Sandwich. Edhe pse nuk do të ketë debutim, ajo që mund të thuhet është disa informacione shtesë mbi specifikat që pritet t’i ketë. 

Ai me gjasë do të ketë procesor 1.2 GHz, 1GB Ram dhe 32GB memorie të brendshme. Celulari pritet të ketë një ekran 4.65 inç SuperAMOLED HD me një rezolucion prej 1280 x 720 piksela, kamerë 5 megapikselëshe dhe një mundësi për të incizuar 1080p HD video. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Microsoft rifillon shitjen e laptopëve Huawei

Lajmet e fundit>