Harduer

Shtyhet edhe telefoni me palosje i Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Qershor 2019
0
Nisur nga kjo, nuk dihet nëse Mate X do të vijë me Android apo jo. CNBC thotë se Huawei do të vijë me Android sepse ishte lançuar përpara se Huawei të vendosej në listën e zezë. WSJ thotë se kjo gjë është duke u diskutuar. Shtyhet edhe telefoni me palosje i Huawei

Huawei ka vendosur të shtyjë telefonin e shumëpritur me ekran të paloset Mate X nga Qershori për në Shtator.

Gjigandi Kinez tha për CNBC dhe Wall Street Journal se ishte duke bërë testime që pajisja të bëhet gati për konsumatorët dhe se po vepronte me kujdes pas lajmeve për problemet e Samsung Galaxy Fold.

Ky i fundit debutoi në muajin Prill por dërgesat u shtynë pafundësisht pasi pajisjet u thyen në vetëm pak ditë përdorim nga analistët mediatikë.

Problemi më i madh për Huawei nuk është vetëm qëndrueshmëria e telefonit por edhe efektet e sanksioneve Amerikane.

Duke qenë se Huawei u vendos në listën e zezë, firmat Amerikane nuk i shesin dot e as i licencojnë teknologjinë Huawei-t.

E gjitha kjo situatë ka shkaktuar telashe të mëdha që asnjë kompani nuk do të dëshironte të ishte. Google i revokoi licencën e Android ndërsa pritet edhe Microsoft të bëjë të njëjtën gjë me Windows.

Nisur nga kjo, nuk dihet nëse Mate X do të vijë me Android apo jo. CNBC thotë se Huawei do të vijë me Android sepse ishte lançuar përpara se Huawei të vendosej në listën e zezë. WSJ thotë se kjo gjë është duke u diskutuar.

Një alternativë mbetet lançimi i telefonit me sistemin operativ mobil të Huawei të cilin ka filluar ta testojë. Mate X u lançua në Shkurt u prit mirë nga analistët. Ekrani i vetëm 8-inç OLED paloset në dy. Ka 8GB RAM dhe teknologjinë 5G por kushton 2,299 euro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sanksionet Amerikane, Huawei shtyn debutimin e laptopëve deri në një afat të pacaktuar

Lajmet e fundit>