Lajmet

Shtyhet prodhimi i iPhone 5, punëtorët e Foxconn në grevë

Publikuar , 07 Tetor 2012
0
Shtyhet prodhimi i iPhone 5, punëtorët e Foxconn në grevë

Pajisjet iPhone 5 mund të vonohen për ju atje ku jeni duke pritur që ti merrni. Rreth 2000 – 3000 inspektorë kontrollues të cilësisë në Foxconn shkuan në grevë pas neglizhencës së menaxhimit të kontrollit të cilësisë.

Edhe pas presionit për të prodhuar një numër shumë të madh të pajisjeve iPhone 5, Foxconn ka arritur një bllokim që do të mund të shkaktonte shtyrje në prodhim të telefonit të popullarizuar të Apple.

China Labor Watch dërgoi një alarm gjatë fundjavës duke treguar që më shumë se 3000 punëtorë kanë pushuar së punuari dhe kanë filluar të protestojnë për të kundërshtuar kushtet në të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre. Nuk është hera e parë që punëtorët e Foxconn kanë dalë në grevë.

Në muajin janar, shumë punëtorë dolën në grevë pas një serie vetëvrasjesh të punëtorëve për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të mjerueshme të punës. Por incidenti është një tregues që punëtorët kinezë mund të dëshirojnë kushte më të mira të punës dhe praktika të përmirësuara menaxhimi.

Problemi, sipas deklaratës nga China Labor Watch, erdhi pas grindjeve mes punëtorëve dhe inspektorëve që bëjnë kontrollin e cilësisë.

Pas aktgjykimit të rreptë për standardet e kontrollit të cilësisë, punëtorët e Foxconn nuk ishin mjaftueshëm të trajnuar për të mësuar shkathtësitë e reja të nevojshme për të rritur kontrollin e cilësisë.

“Kjo udhëhoqi punëtorët në kthimin e produkteve tona që nuk përkonin me standarde, duke bërë presion ndaj punëtorëve,” – shpjegon China Labor Watch. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Funksioni EKG i Apple Watch vjen në 19 vende Evropiane

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>