Softuer

Shtyhet paraqitja e Apple iOS 4.2

Publikuar , 15 Nëntor 2010
0
Shtyhet paraqitja e Apple iOS 4.2

Përditësimi iOS 4.2 ka qenë i paraparë që të paraqitet sot por Apple e ka shtyrë paraqitjen deri më 24 nëntor, ka thënë një burim i besueshëm për Telegraph.co.uk. Apple në anën tjetër ka refuzuar të komentojë spekulimin duke thënë se përditësimi i softuerit është premtuar që të lëshohet në muajin nëntor.

Burimi që punon afër me Apple ka shprehur për Telegraph.co.uk se kompania ka hedhur poshtë planet për paraqitjen e përditësimit softuerik për ditën e sotme, dhe ka insistuar që të shtyjë për më vonë lansimit, përkatësisht për më vonë gjatë këtij muaji.

Nuk është e qartë se çka mund të ketë shkaktuar vonesën, megjithëse ka pasur raporte nga disa zhvillues që po bëjnë testimin, se ka një bug në kod që po shkakton lidhje konektimi me Wi-Fi. Kjo thuhet se është arsyeja pse Apple ka shtyrë paraqitjen e përditësimit të sistemit operativ iOS.

iOS 4.2 do të sjellë veçori të reja si AirPlay, që do t’ju mundësojë përdoruesve të transmetojnë përmbajtje nga një iOS pajisje në një pranues të përshtatshëm siç është Apple TV. /pcworld.al

LEXO EDHE:  League of Legends po vjen në platformat mobile

Lajmet e fundit>