Harduer

Shuffle i ri është më i vogël dhe pa butona

Publikuar , 20 Korrik 2009
0
Shuffle i ri është më i vogël dhe pa butona

Edhe pse mund të gjeni shumë modele muskulore të MP3 player-ëve, Apple e ka çuar minimalizmin në një nivel të ri: Shuffle i ridizajnuar nuk ka butona dhe ekran. Butonat e kontrollit janë vendosur në kufjet e përfshira. Në vend të ekranit, për të identifikuar këngët dhe listat e përmbledhjeve, Shuffle përdor teknologjinë tekst-në-zë, e quajtur VoiceOver.

Në përgjithësi, për t’u mësuar me të ju duhet pak kohë. VoiceOver është një ide interesante, por zëri si i robotit mund të jetë i papërshtatshëm kur dëgjohet në mes të këngës. Gjithashtu, butonat të pozicionuar jo mirë në kufje nuk janë aq të lehtë për t’u përdorur, veçanërisht nëse jeni në lëvizje. Ridizajnimi i Shuffle me siguri do të jetë tërheqës, por këtë herë Apple duket se në këtë formë më shumë ka vendosur fantazi sesa funksionalitet.

LEXO EDHE:  Fiket pas 25 vitesh ueb-kamera më e vjetër në botë

Lajmet e fundit>