Lajmet

Shuhet MP3, zhvilluesit ndalojnë mbështetjen për teknologjinë që dominoi një dekadë

Publikuar , 15 Maj 2017
0
Spotify ka qenë destinacioni i shumë njerëzvë të cilët kërkojnë të dëgjojë muzikë. Pronësia e të drejtave autoriale në teknologjinë MP3 është e komplikuar. Shuhet MP3, zhvilluesit ndalojnë mbështetjen për teknologjinë që dominoi një dekadë

MP3, format i audiove dixhitale i cili ndryshoi mënyrën sesi ne dëgjonim muzikë duke u adoptuar masivisht dekadën e fundit tashmë ka vdekur. Zhvilluesi i formatit dha këtë lajm javën e kaluar ku tha se zyrtarisht kishte mbyllur programin e licencimit.

Spotify ka qenë destinacioni i shumë njerëzve të cilët kërkojnë të dëgjojë muzikë. Pronësia e të drejtave autoriale në teknologjinë MP3 është e komplikuar. Por është Instituti Fraunhofer i cili pretendon se ka të drejtat e licencimit të disa patentave MP3 për zhvilluesit e softuerit.

Vendimi është kryesisht simbolik. Do të vijojnë disa entitete të cilat mbështetin MP3 por formatet e reja do të jenë standart. AAC – Advanced Audio Coding – u zhillua nga Instituti Fraunhofer dhe konsiderohet standart sot.

MP3 u shua por impakti i tij mbetet i lartë. Përmes kësaj teknologjie u bë më e lehtë shkarkimi i muzikës dixhitale gjatë ditëve të internetit të ngadaltë. Megjithatë iPod dhe iTunes sollën frymën e re me iPhone dhe të gjithë imituesit e tjerë që sot dominojnë mënyrën tonë të komunikuarit.

Ndryshe nga kasetat, MP3 vështirë se do të ngjallë nostalgji. Cilësia Audio është e dobët krahasuar me standartet moderne dhe disa hulumtime kanë zbuluar se MP3 nxit sjellje negative emocionale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tesla hap filial në Kinë

Tags >

MP3
Lajmet e fundit>