Lajmet

Shumë dyqane në SHBA kanë shitur të gjithë iPhone 5

Publikuar , 24 Shtator 2012
0
Shumë dyqane në SHBA kanë shitur të gjithë iPhone 5

Ishte e mundur që të shkohej në një dyqan gjatë ditës së shtunë dhe të blihej një iPhone 5 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por merrte pak kohë.

Disa dyqane raportuan që kanë telefonin e ri të Apple në dispozicion për konsumatorët, megjithëse jo të gjitha versionet e tij. Një kontroll i zakonshëm për shumë dyqane tregoi që shumica e tyre kanë shitur të gjithë versionet e fundit.

Një dyqan Verizon në qytetin e Nju Jorkut tha që modelet 32 dhe 64 gigabajtë, por jo versioni 16 GB, ishin në dispozicion. Një dyqan i Sprintit në periferi të St. Paul, në Minesota, tha që të gjitha përveç iPhone 5 të modelit 64 GB ishin shitur.

“Përpara se kishim planifikuar për të hapur dyqanin, ne nuk kishim më,” -tha Eric Rayburn, i cili është punëtor në dyqanin Sprint në Phoenix.

iPhone 5 doli në shitje gjatë ditës së premte, duke ndezur interesim të madh në mbarë botën. Uebfaqja e Apple tha që telefonat e blerë online do të shiten në tre deri në katër javë. Uebfaqja e Verizon tha që ata do t’i bartnin më 19 tetor.

Është pothuajse e pazakonshme që të bëhet një ndërprerje në furnizim për ta bërë të vështirë blerjen e pajisjeve të reja të iPhone në ditët e para pas lëshimit të tyre. Për Apple, hyrja e iPhone është drejtues i fitimeve të vitit. Analistët thonë që ndërmarrja ka gjasa të shesë miliona pajisje në ditët e para.

Ishin linja të gjata ditën e premte në dyqanet në Azi, Evropë dhe Amerikën Veriore teksa konsumatorët ndiqnin smartfonin e ri. Apple dhe ndërmarrjet telefonike nuk kanë treguar rreth numrit të shitjeve në ditën e parë. Apple pritet të paraqes rezultatet në fillim të ditës së hënë.

LEXO EDHE:  Tjetër përditësim, tjetër problem kritik sigurie në Firefox

Vitin e kaluar, Apple tha pas lëshimit të iPhone 4S që kishte shitur 4 milionë në tre ditët e para. (PC World Albanian)

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>