Lajmet

Shumë universitete zgjedhin Google Apps në vend të Office 365

Publikuar , 25 Dhjetor 2011
0
Shumë universitete zgjedhin Google Apps në vend të Office 365

Universiteti Berkeley i Kalifornisë ka shkuar përgjatë një procesi dobësues për të përzgjedhur një ofrues për email dhe kalendar të ri të bazuar në ueb, duke i marrë parasysh opsionet nga Google Apps dhe Office 365 të Microsoft.

Tani, Berkeley përfundoi duke shikuar në Google Apps dhe Office 365 për ta zëvendësuar sistemin e vet CalMail.

“Derisa produktet e të dyja palëve janë të pasura me veçori dhe ofrojnë përparësi për ambientin tonë të tanishëm, analizat përfunduan që oferta e Google ishte përkimi më i mirë për kompleksin për këtë herë,” thuhet nga zyrtarët e universitetit më herët gjatë kësaj jave.

Por tani është pjesa vërtet interesante. Universiteti shkoi përtej lëshimit tradicional për shtyp duke treguar një analizë të hollësishme se si Google Apps dhe Office 365 veprojnë në fusha kritike.

Ashtu siç mund ta shihni nga vlerësimi i Universitetit Berkeley, nuk ishte ndonjë përparësi e madhe e Google. Microsoft mori nota të larta në siguri, rregullat e përdorimit dhe lehtësinë e përdorimit të kalendarit të vet.

Por Berkeley vendosi që të shkonte me Google sepse ishte më e lehtë dhe shumë studentë ishin familjarizuar me Gmail. Zyrtarët nga Berkeley thanë që Office 365 ende është një shërbim shumë i ri. Dhe ata e cekën që Universiteti i Nebraskas ende nuk e kishte migruar sistemin e vet për email në platformën e re./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Shitet rrjeti social që i ka rezistuar konkurrencës së Facebook ndër vite

Lajmet e fundit>