Biznes

Shumica e Amerikanëve nuk duan rregullimin e Big Tech

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Maj 2022
Rezultatet e anketës tregojnë se publiku beson në atë çfarë kompanitë teknologjike po bëjnë. Shumica e Amerikanëve nuk duan rregullimin e Big Tech

Amerikanët janë të ndarë kur bëhet fjalë për rregullimin e kompanive të teknologjisë nga autoritetet ndërsa ata që favorizojnë rregullimin janë më të paktë në numër sipas një studimi të Pew.

Vitin e kaluar 56% e Amerikanëve dëshironin rregullimin e Big Tech. Sivjet ky numër ka rënë në 44% ndërsa Amerikanët besojnë se qeveria duhet të mbajë duart larg rregullimit të tyre.

20% e Amerikanëve duan më pak rregullime të industrisë së teknologjisë këtë vit nga 9% që ishte në 2021.

Rezultatet e anketës tregojnë se publiku beson në atë çfarë kompanitë teknologjike po bëjnë.

Përkatësia politike gjithashtu ka ndikuar në orientimin e publikut kur 92% e Republikanëve thonë se media social aplikon censurë nga 66% tek Demokratët.

Në vitet e fundit është kthyer në besim fakti se platformat e media sociale paragjykojnë konservatorët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nëse keni një iPhone dhe Android TV, ky është aplikacioni që keni pritur