Biznes

Shumica e blerjeve online vazhdojnë të kryhen nëpërmjet kompjuterëve personalë

Publikuar , 27 Shkurt 2014
0
Shumica e blerjeve online vazhdojnë të kryhen nëpërmjet kompjuterëve personalë

pc-ecommercePavarësisht përhapjes së gjerë të smartfonëve dhe parashikimit se trafiku global mobil do të rritet me ritëm eksponencial në 5 vitet në vazhdim, kompjuterët personalë (PC) vazhdojnë të jenë pajisjet e preferuara për blerjet online në SHBA.

Sipas një studimi të realizuar nga kompania Monetate me të dhëna nga tremujori i katërt i vitit 2013 rezulton se 73.2% e vizitave në uebfaqet e blerjeve online gjenerohen nga përdoruesit e kompjuterëve personalë. Përdoruesit e tabletëve dhe smartfonëve përbënin përkatësisht 14.6% dhe 12.2% të këtyre vizitave.

Më poshtë paraqitet një grafik i krijuar nga Statista, faqe për publikimin e statistikave, ku krahasohen disa të dhëna mbi blerjet online nëpërmjet pajisjeve të ndryshme bazuar në një kampion prej më tepër se 7 miliard sesione blerjesh. (PCWorld Albanian)

2014_02_25_Mobile

LEXO EDHE:  Autoritetet Evropiane kundërshtojnë blerjen e Fitbit nga Google

Tags >

online