Biznes

Shumica e kriptomonedhave do të dështojnë por Bitcoin është këtu për të qëndruar

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Tetor 2021
Shumica e fokusit të bitcoin shkon për teknologjinë që e bën të mundur. Ata që investojnë në bitcoin besojnë në një ndryshim fundamental në mënyrën sesi para funksionon sot. Shumica e kriptomonedhave do të dështojnë por Bitcoin është këtu për të qëndruar

Bitcoin është një prej investimeve më polarizuese në histori. Pyesni një skeptik dhe gjëja e parë që do të thotë është një flluskë që do të shpërthejë nga momenti në moment. Pyesni një që beon dhe do të thotë se është flluskë e cilat do të zgjerohet në përjetësi.

CEO i fondit të kriptomonedhave Galaxy Digital Mike Notogratz është një prej atyre që beson më së shumti në potencialin e kriptomonedhave. Ai inkurajon investitorët të mos shikojnë luhatjet e mëdha të çmimit por të shohin panoramën e plotë.

Flluskat dhe manitë formohen rreth sendeve të cilat ndryshojnë fundamentalisht mënyrën sesi mendojmë,” tha Novogratz. “Financat do të ndryshojnë për shkak të sistemeve të decentralizuara dhe nuk kam dyshim për këtë.”

Shumica e fokusit të bitcoin shkon për teknologjinë që e bën të mundur. Ata që investojnë në bitcoin besojnë në një ndryshim fundamental në mënyrën sesi para funksionon sot.

Edhe pse bitcoin është monedha më popullore, ekzistojnë me mija me vlerë tregu shumë më të vogël. “Besoj se 75% e kriptomonedhave nuk kanë për të shkuar larg,” tha Novogratz.

Pavarësisht se hapësira e monedhave dixhitale është e mbushur me investitorë të uritur dhe shumë mundësi, një re e errët sillet mbi të: rregullimi.

Është e paqartë e cili entitet rregullatori do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut të kriptomonedhave kjo sepse nuk është e qartë nëse kriptomonedha është një para apo një letër me vlerë.

Pak rregullim do të ishte i dobishëm por Novogratz tha se duhet të ruhet një farë lirie për të inovuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin bie nën 30 mijë dollarë por rikuperon