Lajmet

Shumica e njerëzve nuk e dinë çfarë është Cloud Gaming

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Dhjetor 2020
Google Stadia ka një librari lojërash që përdoruesit mund ti aksesojnë përmes serverëve të Google Stadia. Disa prej tyre janë falas, disa të tjera kushtojnë. Shumica e njerëzve nuk e dinë çfarë është Cloud Gaming

Një hulumtim zbuloi se pavarësisht rritjes së përdorimit, shumë pak njerëz e dinë çfarë cloud gaming është.

Cloud gaming nuk ëshë diçka e re dhe ka platforma të tilla që mund ti përdorni nga ky moment. Google Stadia është një platfomë e tillë.

Edhe Nvidia GeForce Now është platformë gaming edhe pse mënyra e përdorimit ndryshon. Megjithatë sipas një hulumtimi të Omdia, 4 nga 5 njerëz nuk e dinë çfarë është cloud gaming apo potenciali që bart.

Me këtë kuptojmë se njerëzit nuk e dinë se çfarë mund të bëjë apo për çfarë përdoret. E thënë thjeshtë, cloud gaming ju mund të aksesoni lojërat që një ofrues platforma ruan në një server pa pasur nevojë për një konsolë.

Google Stadia ka një librari lojërash që përdoruesit mund ti aksesojnë përmes serverëve të Google Stadia. Disa prej tyre janë falas, disa të tjera kushtojnë.

Ju mund të luani lojërat e Stadia kudo saherë që keni akses në aplikacion nga një pajisje e përshtatshme. Ndërsa shërbimi Nvidia GeForce Now nuk ka tituj të tij, por shërben si ndërmjetës duke ju dhënë përdoruesve akses në lojëra që i kanë në pronësi përmes Steam apo Epic. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera e Bitcoin ngjitet mbi 15,000 dollarë