Biznes

Shumica e uebsajteve nuk i përmbahen ligjeve të privatësisë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Janar 2020
0
Mënyra më e thjeshtë sesi uebsajtet e shmangin ligjin është përmes pranimit të nënkuptuar nga vizitorët. Shumica e uebsajteve nuk i përmbahen ligjeve të privatësisë

Uebsajtet të cilat operojnë në Evropë të cilat duhet të ndjekin ligjet GDPR ku konsumatorët i shpëtojnë gjurmimit përmes “cookie.”

Një studim zbulon se shumica e uebsajteve e bëjnë thuajse të pamundur gjurmimin. Vetëm 11.8% e uebsajteve të kontrolluar i përmbaheshin kërkesave minimale të ligjit Evropian.

Uebsajtet përdorin mënyra nga më të ndryshme për të shmangur rregullat Evropiane dhe bërë më të vështirë për konsumatorët ti gjurmojnë. Duke përdorur platforma si QuantCast, Cookiebot dhe TrustArc, kompani të cilat krijojnë dritare pop-up që duhet të ndërgjegjësojnë vizitorët rreth cookie, uebsajtet kanë arritur ti shmangin ndalet Evropiane.

Mënyra më e thjeshtë sesi uebsajtet e shmangin ligjin është përmes pranimit të nënkuptuar nga vizitorët. Nën këtë sistem, pranimi i vizitorëve për tu gjurmuar nga cookie merret si i mirëqenë thjeshtë pse viziton ose shfleton uebsajtin apo nuk i është përgjigjur dritares e cila e vë në dijeni.

Gjithashtu shumica e uebsajteve e bëjnë më të vështirë refuzimin e gjurmimit sesa pranimin ku u mungon një buton refuzimi të çdo lloji gjurmimi. Ajo me të cilin ballafaqohet një përdorues është thjeshtë butoni “Accept All.”

Së fundi është numri i lartë i gjurmuesve që e bën të vështirë për përdoruesit të informohen përpara se ti japin leje uebsajteve ti gjurmojnë. Nëse pranojnë, përdoruesit nuk kanë dijeni se çfarë gjurmuesish janë dhe çfarë dhënash kërkojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vendet e G20-ës shtyjnë përpara planin për taksimin e gjigantëve të teknologjisë

Lajmet e fundit>