Lajmet

Si arriti Dropbox nga 2000 në 200 milionë përdorues

Publikuar , 01 Gusht 2013
0
Si arriti Dropbox nga 2000 në 200 milionë përdorues

Kur u lançua për herë të parë në vitin 2008, Dropbox filloi të rritej në mënyrë eksponenciale.

Fillimisht në disa mijëra përdorues e më pas në miliona. Për një kompani startup ky është lajm i shkëlqyer, por nga ana tjetër shoqërohet me disa probleme inxhinierike, veçanërisht kur bëhet fjalë për përshkallëzimin e infrastrukturës së duhur për t’iu përgjigjur kërkesave të përdoruesve.

Për Dropbox-in e para disa viteve shtrohej një çështje serioze: si të arrinte t’i bindte përdoruesit që shërbimi ishte i sigurt, i shpejtë dhe i besueshëm. Si e arriti kompania këtë? Rajiv Eranki ishte drejtor i inxhinierimit të serverëve në Dropbox nga viti 2008 deri në 2011.

Ai ishte inxhinieri i dytë që ishte punësuar që në fillim të kompanisë dhe puna e tij ishte të ndihmonte në përshkallëzimin e produktit. Gjatë kohës së tij në Dropbox, Eranki ishte dëshmitar i rritjes së numrit të përdoruesve nga 2000 në 40 milionë. Në blogun e tij, ai ka shkruar disa pika të rëndësishme mbi përvojën gjatë asaj kohe. Ja disa prej ekstrateve më të dobishme:

– Zgjedhja e Python ishte vendimi i duhur. Avantazhi i gjuhës qëndronte në faktin se i mundësonte skuadrës të përshkallezonte më shpejt se sa me gjuhët e tjera.

– Testoni pikat e dobëta (ato të dështimit). Ai thekson se sistemet që kanë shanse të dështojnë duhet të testohen sa më shumë dhe sa më shpesh. Në këtë mënyrë, kur të ndodhin vërtet dështimet, di se çfarë të bësh.

– Mbajeni harduerin të pandryshueshëm. Përshkallëzimi në Dropbox nënkuptonte se duhet të blihej harduer i ri. Në vend që të bliheshin serverë me konfigurime të ndryshme apo lloje të ndryshme harduerësh, skuadra u përqëndrua në një të vetëm, për të pasur konfigurime konsistente.

LEXO EDHE:  Erjon Çuni: Intervistë me Mobilitetin e Vitit në edicionin e 7 të ICT Awards

– Përdorimi i UTC. Përdorimi i kodit kohor UTC nëpër serverë eliminoi problemin e moskoordinimit të tyre për shkak të zonave të ndryshme. Dropbox e konverton kohën për t’iu përshtatur asaj të përdoruesve në sekondën e fundit, pra në shfletues ose në menaxhuesin e skedarëve. Kjo sjell sinkronizimin e saktë të skedarëve.

– Lançimi i shpeshtë. Një nga pikat e forta të Dropbox ishin përditësimet e shpeshta. Në fillimet e veta, ato lançoheshin në të njëjtën ditë që ishin programuar. Kjo do të thotë se rezultatet ishin menjëherë të disponueshme dhe përmirësimet i ndihmonin në çast përdoruesit. (PCWorld Albanian)

dropbox

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>