Analiza

Si arriti iPhone të ndryshonte fatin e Apple në 10 vite

Publikuar , 30 Qershor 2017
0
Si do të mësoheshin njerëzit të përdornin një telefon pa butonë? Si arriti iPhone të ndryshonte fatin e Apple në 10 vite

Kur iPhone u prezantua për herë të parë në 2007-ën, të shumtë ishin skeptikët. Kush do të shpenzonte aq para në një telefon? A do të funksiononte ekrani me prekje?

Si do të mësoheshin njerëzit të përdornin një telefon pa butonë? 10 vite më pas këto pyetje janë absurde. Butonët i përkasin të kaluarës dhe telefonët inteligjentë janë qendra e interaktivitetit njerëzor.

Apple është bërë kompania më fitimprurëse në botë. Grafiku i mëposhtëm tregon sesi iPhone ndryshoi plotësisht fatin e Apple në 2007-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  30 vite kanë kaluar dhe ky kompjuter Apple IIe ende funksionon

Lajmet e fundit>