Lajmet

Si çipet e silikonit sundojnë botën

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Shtator 2022
Sa gjatë ky hendek teknologjik do të qëndrojë është një pyetje po aq e rëndësishme sa ato gjeopolitike të Luftës së Ftohtë lidhur me armët bërthamore apo raketat balistike. Si çipet e silikonit sundojnë botën

Kur shkova për herë të parë si student në Tajvan në Verën e vitit 1973, nuk kishte fare dyshim për rolin dhe rëndësinë që Amerika kishte në ishull.

Dy vite përpara se të shkoja unë, presidenti i atëhershëm Richard M. Nixon dhe këshilltari për sigurinë Henry Kissinger, kishin një marrëdhënie të hapur me Republikën Popullore Kineze në Pekin.

Vetëm pak milje nga bregu i Kinës Lindore, mbi qiellin e Tajvanit, që Kina e konsideron si provincë të saj, fluturonin në mënyrë të rregullt avionë luftarakë Amerikanë. Në Taipei gjendej një bazë Amerikane aq pranë sa edhe biblioteka ime e preferuar.

Pasi lexoja filozofi Kineze, zakonisht shkoja për një sanduich, një Coca-Cola dhe muzikë rock “n” roll gjatë natës nëpër bare.

Si një Amerikan në Taipei, ju e kuptoni se po jetoni në një “kullë vrojtimi” të Perandorisë Amerikane në Azi mbrojtur nga ushtria Amerikane.

Sot Tajvani mbetet një aleat i afërt, e megjithatë sot është edhe më i mbrojtur nga një situatë e cila i jep një rol jetik në tregjet botërore.

Mburoja e Silikonit

Më specifikisht Tajvani është një kolos i prodhimit të çipeve në tregjet botërore, truri i pajisjeve moderne elektronike. Sigurinë vendi e merr nga ajo që presidenti i vendit Tsai Ingwen shpesh i referohet si “mburoja e salikonit” dhe që është mjeshtëria në prodhimin e mikroçipeve që janë esenciale për ekonominë e shekullit 21 aq sa ishte nafta 100 vite më parë.

Tajvani prodhon pjesën më të madhe të çipeve të teknologjisë së lartë të cilët në madhësinë e thoit të gishtit gjenden miliarda tranzistorë mikroskopikë.

Çipet më të mira prodhohen nga një kompani e quajtur Taiwan Semiconductor Manufacturing Company, ose TSMC, dhe mund të jetë kompania më e rëndësishme në botë që shumë njerëz në SHBA dhe mbarë botën mund të mos kenë dëgjuar për të.

LEXO EDHE:  AMD paralajmëron ardhjen e procesorëve të performancës ekstreme për laptopët

Është kompania më me vlerë në Azi dhe një prej 20 kompanive më të mëdha në botë me vlerë tregu prej 400 miliardë dollarë. Nëse investoni në aksione të huaja, me shumë gjasa do të keni ndonjë aksion të TSMC.

Përgjatë 20 viteve, Taiwan Semiconductor rikthehu një fitim vjetor prej 18.6% duke thyer rekordet e S&P 500 me fitim vjetor 10.3% dhe Intel, prodhuesi Amerikan më i madh i çipeve, me 6.7% përqind.

Taiwan Semiconductor nuk është një kompani e njohur sepse nuk sheh tek konsumatorët në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por konsumatorët e saj shesin. Për të kuptuar rëndësinë e kësaj kompanie, kujtoni mikroçipet që Apple bën për çdo iPhone të shitur, ato janë prodhuar nga TSMC.

iPhone 13 mini në xhepin tim, si dhe modelet e reja iPhone 14 që u prodhuan në fillim të muajit, ndërtohen rreth çipeve të dizajnuara nga Apple në Kaliforni dhe prodhuar nga TSMC në Hsinchu të Tajvanit dhe që dërgohen për montim në Kinë.

Kina e ka bërë prodhimin e çipeve të teknologjisë së fundit një prioritet kombëtar por asnjëherë nuk ka arritur të kapë Tajvanin. Administrata Biden ka për qëllim që ta parandalojë këtë gjë duke vendosur kufizime mbi eksportet e çipeve më të avancuara dhe pajisjeve për prodhimin e tyre në Kinë.

Së bashku me aktin e ri për Çipet dhe Shkencën, administrata Amerikane po përpiqet të rikthejë një pjesë të prodhimit të çipeve në SHBA.

Çipet më të avancuara sot në prodhim të cilët përdoren në smartfonë, teknologji ushtarake etj., njihet si arkitektura 5-nanometër. Një kompani e vetme në Tajvan, njohur si TSMC, aktualisht prodhon 90% të tyre ndërsa SHBA zero.

LEXO EDHE:  AMD rritet ndërsa Intel vazhdon rënien

Struktura e krijuara në këto çipe janë tmerrësisht të vogla. “Nm” qëndron për “nanometër.” Një nanometër është 1 e 1 milionë e një milimetri.

Chris Miller, një profesor historie në Shkollën Fletcher të Ligjit dhe Diplomacisë në Universitetin Tufts, i përshkruan mikroçipet që vinë nga Tajvani në librin e tij “Lufta e Çipeve: Përplasja për Teknologjinë më Kritike në Botë.” Ai thekson se koronavirusi i cili u përhap në botë në 2020-ën është 100 nanometër në diametër.

Në shekullin e 20 dëgjonim një ndeshje futbolli në një radio tranzistor. Sot i shohim ato në telefon dhe tablet falë çipit Apple A15 që përmban 16 miliardë tranzistorë prodhuar në Tajvan.

Mbi të gjitha, sistemet moderne luftarake, infrastrukturat botërore të telekomunikimit, inteligjenca artificiale, makinat me sistem vetëdrejtimi e shumë të tjera vret mbi këto çipe komplekse.

Dale C. Copeland, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Virxhinias, shkruante për Foreign Affairs se Kina tashmë ka fuqinë për të prodhuar çipe me tranzistorë nën 10 nanometër. Por për tu konsoliduar si një prej vendeve më të avancuara në botë, Kina duhet të prodhojë çipe nën 7 apo 5-nanometër që Tajvani sot i prodhon në masë dhe me cilësi.

Sa gjatë ky hendek teknologjik do të qëndrojë është një pyetje po aq e rëndësishme sa ato gjeopolitike të Luftës së Ftohtë lidhur me armët bërthamore apo raketat balistike.

Origjina e historisë së suksesit të Tajvanit është e vështirë të shpjegohet shkurtimisht. Qeveria e Tajvanit dëshironte të zhvillon një Silicon Valley lokale në 1980 dhe për këtë kishte jo vetëm kapitalin por edhe një fuqi punëtore të edukuar që paguhej më pak sesa në SHBA.

LEXO EDHE:  Gjenerata e 13-të e procesorëve Intel mund të mos kishte ekzistuar

Por nuk kishte ekspertizën që i nevojitet derisa solli Morris Chang, një veteran teknologjik lindur në Kinë dhe rritur në SHBA. Ky i fundit kuptoi se ajo që Tajvani kishte nevojë ishte prodhimi i çipeve dhe jo dizajnimi i tyre. Chang themeloi kështu Taiwan Semiconductor dhe pjesa tjetër është histori. /PCWorld Albanian

Përshtatur nga New York Times