Vëzhgim

Si dhe sa do hollohen televizorët!!!

Publikuar , 04 Nëntor 2008
0
Si dhe sa do hollohen televizorët!!!

Plazma ka vdekur. Projeksionet nga para dhe prapa ende po rezistojnë. LCD-së i kanë mbetur edhe disa vite të mira dhe pastaj, lamtumirë. E ardhmja e teknologjisë së televizorëve qëndron në molekulat e vogla fosforescente.Diodat që emetojnë dritë organike apo OLED përmbajnë një shtresë të hollë organike e cila emeton dritë kur elektriciteti kalon nëpër të. Ekrani OLED nuk ka nevojë për dritë nga prapa dhe për këtë arsye është ultra i hollë dhe fleksibël. Gjithashtu është më i lehtë, më i lirë për t’u prodhuar dhe më i mirë për ambientin në krahasim me plazma apo ekranet LCD. Gjatë viteve të ardhshme ekranet OLED do të paraqiten kudo në dyqane e shumë shpejt edhe në muret e shtëpisë suaj, apo ndoshta edhe në xhamin e përparëm të veturës. .

I hollë dhe i pasur

Kur Sony paraqiti modelin e vet të ekranit activematrix OLED, të madhësisë 27 inch (68.5 cm) në panairin e elektronikës në Las Vegas, gjatë muajit janar, magjepsja nuk mund të fshihej. Kontrasti në përpjestim 1:1.000.000, me të zezë të pastër, të bardhë verbuese dhe me ngjyra briliante; shikimi pa problem nga kënde të ndryshme apo me ndriçim ambiental; reagim më i shpejtë sesa LCDtë dhe konsumi i ulët i energjisë. Të gjitha këto në një pllakë xhami më të hollë se një laps. “Ekranet OLED prodhojnë saktë po ato ngjyra që prodhuesi i fi lmit ka menduar”, thotë Barry Young, ekspert në DisplaySearch. “Ekranet LCD (po ashtu edhe plazmat) nuk kanë aftësi të prodhojnë 100% të ngjyrave të përhimta të fotografi së origjinale…; ndërsa OLED mundet”. Për momentin vetëm një model është në dispozicion: Sony XEL-1, i cili ka diagonale prej 11 inç (28cm), kushton 2800 dollarë dhe ka jetëgjatësi të shkurtër. Mirëpo modeli XEL-1 është kryesisht model për të dëshmuar konceptin e ri, thotë Young. Ekranet OLED që përmbajnë materiale më të reja, po dëshmohen si më të qëndrueshëm dhe pritet që ta tejkalojnë LCD-në dhe plazmën, thotë ai. Këtë vit, industria e ekraneve të rrafshëta u zgjua dhe nuhati diodat.Samsung SDI – prodhuesi më i madh i OLED për telefonat celularë dhe aparateve portative është duke investuar gjysmë miliardi dollarë në fabrika të reja prodhuese. Epson, LG, Toshiba, dhe prodhues tjerë të mëdhenj të OLED janë duke ndjekur këtë praktikë. Janice Mahone, nënpresident i teknologjisë komerciale, i korporatës Universal Display thotë se konsumatorët mund t’i presin ekranet OLED të madhësisë 20 deri 30 inç (51 – 76 cm) në vitin 2009. Mirëpo është e mundur që do të kalojnë edhe 2 vite tjera deri sa OLED t’i bëjë konkurrencë me çmim LCD-së .

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

E ardhme e rrafshët

OLED nuk është e vetmja teknologji e re premtuese. Sistemet mikroelektromekanike (MEM) – ekranet LED që përmbajnë miliona grila mikroskopike,
që kontrollojnë kalimin e dritës nëpër to, shfrytëzojnë më pak energji sesa OLED, por sa i përket zhvillimit, janë pak prapa OLED-it. Mahone pranon se ekranet LCD kanë edhe mjaft jetë të mbetur, dhe se prodhuesit që ngurrojnë të ndërprejnë shitjen e LCD-ve, me siguri do të mundohen që çmimet e OLED t’i mbajnë të larta për disa vite me rradhë. Mirëpo në shtigje të gjata, ekranet OLED do të kushtojnë më lirë për t’u prodhuar, falë shfrytëzimit të vogël të pjesëve elektronike. “Mund të keni një OLED të trashësisë së letrës dhe me madhësi të murit, që do të shfaqë, video, fotografi , apo prodhojë dritë ambientale me vetm një të shtypur butoni,” thotë Mahone. Teknologjia OLED transparente mund të ofrojë kontroll të njëjtë të menjëhershëm për dritaret në dhomën tuaj, apo për shfaqje në xhamin e përparëm të veturës. Nëse planifi koni të blini televizor të madh këtë vit, ai nuk do të jetë OLED. Mirëpo televizori i ardhshëm me siguri do të jetë, nëse nuk është i montuar në muret e shtëpisë suaj të re.

 

Lajmet e fundit>