Analiza

Si dhe sa përdoret media sociale nëpër botë (Infografik)

Publikuar , 19 Janar 2013
0
Si dhe sa përdoret media sociale nëpër botë (Infografik)

Social media.Media sociale sot është bërë pjesë e pa ndashme jo vetëm e konsumatorëve të thjeshtë të internetit, por edhe e ndërmarrjeve të mëdha, personazheve publike dhe aktorëve të ndryshëm të jetës politike, ekonomike e sociale të çdo vendi.

Gjatë dekadës së fundit media sociale ka qenë një nga fenomenet që njohu një rritje të shpejtë e mbresëlënëse.

Më shumë se gjysma e 2.4 miliardë përdoruesve të internetit në të gjithë botën përdorin rrjetet sociale rregullisht, një shifër kjo që është rritur me shpejtësi.

Sipas kompanisë monitoruese Royal Pingdom, sa i përket rrjeteve sociale, në vitin 2012 kishte 2.7 miliardë pëlqime në ditë në Facebook, 175 milionë cicërima në Twitter çdo ditë, ndërsa butoni +1 i Google ishte klikuar 5 miliardë herë çdo ditë.

Më poshtë mund të shikoni infografikun që paraqet një pasqyrim me të dhënat statistikore për mënyrën se si dhe sa përdoret media sociale nëpër botë. (PCWorld Albanian)

Intografik social media1

LEXO EDHE:  Një kopje e Super Mario Bros shitet për 100 mijë dollarë

Lajmet e fundit>