Analiza

Si do të ndryshojë 5G-ja jetët tona?

Publikuar , 21 Janar 2019
0
Si hapi i radhës shumë i rëndësishëm drejt transformimit dixhital, 5G do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm tek njerëzimi. Si do të ndryshojë 5G-ja jetët tona?

Numri mbrapsht i revolucionit 5G ka filluar dhe shpërthimi i pajisjeve të ndërlidhura si telefonët mobile, televizorët, sistemet e siguritë dhe altoparlantët pritet të intensifikohet.

Si hapi i radhës shumë i rëndësishëm drejt transformimit dixhital, 5G do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm tek njerëzimi.

Padyshim do të ndryshojë mënyrën sesi jetojmë dhe punojnë. Do të shkojë përtej internetit mobil broadband dhe të ndikojë tek establishmentet moderne si qytetet inteligjente, robotika dhe makinat autonome dhe të nxisë inovacion në sektorë kritikë si shëndetësia, agrikultura dhe edukimi.

Veshjet elektronike dhe shëndeti elektronik do të ndihmojë njerëzit të monitorojnë dhe menaxhojnë sëmundjet e tyre. Mjekët do ta kenë më të thjeshtë të diagnostikojnë pacientët në distancë.

Në fakt rrjeti 5G ka potencialin të bëjë të mundur ndërhyrje kirurgjikale përmes robotë mijëra kilometra larg pacientëve.

Një gjë e tillë është e mundur për shkak të vonesave të ulëta të transmetimit të 5G-së. Me rrjetet aktuale duhen afro 100 milisekonda që informacioni të udhëtojë në një rrjet. Natyrisht që kjo shumë e shpejtë por ende është e pamundur të komunikosh në kohë reale.

Me 5G, vonesat do të reduktohen në 1 milisekondë. Sapo të keni mundësi të komunikoni në kohë reale mbi një rrjet, distanca nuk ka më rëndësi.

Megjithatë janë disa pengesa që duhen kapërcyer përpara se një doktor në Los Angeles të operojë një pacient në Boston.

Rrugë e gjatë përpara

Pengesat si kostoja dhe mbikëqyrja rregullatore duhet të adresohen përpara se 5G-ja me vonesa të ulëta transmetimit të hapë një botë të re mundësish.

Ofruesit e shërbimeve të komunikimit duhet të investojnë miliardë dollarë në infrastrukturë. Duhet të investojnë në antena, stacione dhe kabllo optikë të cilët duhet të implementohen në mënyrë që 5G-ja të adoptohet gjerësisht.

LEXO EDHE:  Hakohet bursa Japoneze Zaif, humbet 60 milion dollarë monedha kriptografike

Këto ofrues do ta gjejnë një mënyrë për ndërtimin e infrastrukturave por do të duhet kohë dhe para përpara se të mbështetemi plotësisht në një rrjet 5G.

Qeveritë dhe autoritetet rregullatore duhet të monitorojnë avancimet në këtë fushë për ta bërë më të lehtë për kompanitë e telekomunikacionit të investojnë në teknologjinë 5G.

Kompanitë kanë nevojë për politika të cilat lejojnë modele të reja biznesi si monetizimi i të dhënave dhe menaxhimi i përmbajtjeve.

Kur këto pengesa të kapërcehen mbase do të kemi akses në operacione në distancë, monitorim të shëndetit, komunikim mes makinave dhe më shumë siguri publike.

E ardhmja e 5G

2020 është deklaruar viti i 5G-së kur edhe do të jetë komercialisht i disponueshëm. Kompanitë në mbarë botën kanë nisur testimet e madje ka prej atyre që kanë premtuar pajisje 5G.

Ndërsa bota shkon drejt implementimit të 5G, përkthimi i këtij premtimi në impakt real në botë mbetet një sfidë.

Qytetet e zhvilluara do të jenë të para që përjetojnë 5G ndërsa zonat rurale nuk kanë infrastrukturën e duhur jo për 5G por madje edhe gjenerata më të vjetra.

Do të duhen vite përpara se bota të lidhet me 5G. Kompanitë po organizojnë diskutime intensive për implikimet e 5G-së në industri të ndryshme dhe nuk ka dyshim që jeta jonë do të ndryshojë.

E ardhmja e inovacionit varet në implementimin e suksesshëm të 5G-së dhe kur ta arrijmë, bota me të vërtetë do të përjetojë një revolucion. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>