Analiza

Si duken celularët e së ardhmes

Publikuar , 17 Korrik 2009
0
Si duken celularët e së ardhmes

Megjithatë, kjo qasje ndaj pajisjeve të tilla mund të ndryshojë në mënyrë dramatike gjatë viteve të ardhshme pasi që dizajnerët e celularëve  janë duke u bërë më guximtar dhe më personal në lidhje me punën e tyre.

“Të gjithë celularët e ditës së sotme i bëjnë detyrat e thjeshta mjaft mirë” tha Shiv Bakhshi, drejtor i teknologjisë së pajisjeve mobile dhe trendeve pranë firmës analizuese të tregut IDC. “Por kjo nuk do të mjaftojë gjatë të ardhmes”.

Kemi pyetur një grusht dizajnerësh dhe udhëheqësish të industrisë nga anembanë bota mbi faktin sesi do të ndryshojnë celularët gjatë viteve të ardhshme. Ata na ofruan parashikimet e tyre, dhe disa na ofruan edhe përgjime mbi konceptet e celularëve që përfshijnë këto ide të reja.

Ashtu sikurse veturat koncept – dhe laptopat koncept – këta celularë koncept janë të drejtuar në mënyrë të tillë që të demonstrojnë më shumë ide të reja në vend se të jenë prototipe të pajisjeve që do të paraqiten së shpejti në treg.  Në disa raste të jashtëzakonshëm e në disa tjera larg prej kësaj veçorie, zakonisht konceptet zhvillohen nga firmat e pavarura të dizajnit që punojnë prapa skenave të prodhuesve të celularëve, megjithëse disa dizajne janë nga vetë prodhuesit e celularëve.

Kemi shikuar një bashkësi të madhe të dizajenve që tërheqin për mrekulli syrin e njeriut. Disa janë inovative dhe intriguese, gjersa të tjerat, janë disi të pazakonta. Por dizajnerët dhe të tjerët presin të pajtohen në një gjë: Gjeneratat e ardhshme të celularëve nuk do të duken e as që do të sillen si këta të tanishmit.

Ja çfarë duhet të prisni:

Ndërrues të formës

Një prej koncepteve më mahnitëse që kemi parë është Nokia Morph. I punuar nga materialet fleksibile që emitojnë përkulshmërinë e rrjetës së merimangës, pajisja (ashtu siç implikon edhe emri) do të ndërrojë format (nëse na lejohet të themi do të pësojë metamorfozë) mes celularit me dukje të zakonshme dhe një byzylyku. Tapani Ryhanen, udhëheqës i hulumtimeve strategjike pranë Nokia Research Center në Ruoholahti, Finland e quan Morph një ndërrues të formës.

“Duke përdorur nano teknologji, celulari mund të ndërrojë personalitetin e tij dhe të bëhet çfarëdo që është më e përshtatshme për detyrë në dorë” tha Ryhanen.
Plus, elektronika e tij pritet të jetë aq e vogël sa që do të jetë e padukshme për syrin e zakonshëm të njeriut. Kjo do t’iu lejojë dizajnerëve të bëjnë celularin e pastër në vend se të përdorin mbulesë të ngjyrosur që fsheh çipat dhe kabllot në brendi.

Morph gjithashtu do të pastrojë vetveten. “Do të largojë material të huaj, ngjashëm sikurse që është procesi që zhvillohet tek një makinë e larë me vaks që e largon ujin dhe e lejon të rrokulliset”.
Morph do të ndihmojë gjithashtu që të jetoni jetën më shëndetshëm. Një hark i sensorëve mikroskopik do të mundësojnë që celulari të matë rreziqet e ambientit rrethues siç janë nivelet e dyoksidit të karbonit apo do të lajmërojë mos balancimin e duhur në nivelin e sheqerit në gjak për diabetik. “Nano sensorët do të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme gjërat e ndryshme përreth ambientit, prej ndotjes së ajrit e deri tek proceset biokimike të trupit”.

LEXO EDHE:  Sa emra domaini .com nuk po përdoren?

Momentalisht, Morph bazohet në teknologji që ende janë në laborator. Ryhanen mendon se Morph ka mundësi të paraqitet dikur pas 7 deri në 15 vite më vonë.


Përdorni trupin tuaj

Për kontrast, teknologjia për të zhvilluar celularin e dorës (Handphone) që është zhvilluar nga Massimo Marrazzo prej Turin (firma dizajnuese Biodomotica e bazuar në Itali), është veçse e pranishme në treg.
Mikrofoni i Celularit të Dorës ka formën e një unaze dhe rrëshqet në maje të gishtit tuaj të vogël. Dëgjuesja është një unazë tjetër që vendoset në gishtin tuaj të madh, dhe një kontrollues rrethor që paraqet celularin dhe radion është i vendosur mbi shuplakën e dorës suaj, ku për ta mbajtur atë në këtë pozitë janë vendosur rrypat e lidhur me gishtin tuaj të mesëm dhe kyçin e dorës.

Kushdo që ka vendosur renditur në mënyrë të tillë gishtat afër kokës për të emituar celularin, do të dinë mënyrën sesi të përdorin Celularin e Dorës. “Hej, më thirr” bënë shaka Marrazzo. “Gjestet, janë natyrale për njerëzit”

Sipas definicionit, Celulari i dorës nuk funksion pa ndihmën e duarve, por “thirrja, marrja e thirrjeve dhe mbyllja e tyre” aktivizohen përmes zërit.

Sipas dizajnerit, çdo aspekt i Celularit të dorës është i mundshëm në ditët e sotme. Koncepti në fjalë ka nevojë vetëm për një prodhues që ta pranojë dizajnin dhe të fillojë prodhimin e tij.

Duke përdorur dorën në një mënyrë krejtësisht ndryshe, gjatë kësaj vere Samsung ka pranuar një patentë për një celular që mund të interpretojë gjestet duke shikuar lëvizjet e duarve përmes kamerës së tij. Drejtoni gishtin tregues për të aktivizuar pikën drejtuese. Gishti i madh mundëson lëvizje mes hapësirave punuese.

Samsung nuk u përgjigj për të diskutuar në lidhje me këtë koncept.

Celularë dyfytyrësh dhe të palosur në katër pjesë

Dizajnerët me të cilët biseduam u pajtuan se ekranet e ndjeshme në prekje – sikurse ai që është shpalosur për herë të parë në iPhone të Apple – do të dominojnë gjeneratat e ardhshme të dizajneve të pajisjeve të dorës. Por ekzistojnë mundësi tjera sesi këto ekrane do të aranzhohen.

Për shembull, celulari i hollë P-Per duket sikurse dikush ka kapur dy iPhone në një.

“Ka një ekran të ndjeshëm në prekje në të dy anët e tij”, tha Karole Ye prej firmës së pavarur dizajnuese Chocolate Agency, që është e bazuar në Shenzhen, Kinë. “Celulari dhe ekrani që shfaq mesazhe janë në njërën anë kurse një kamerë është në anën tjetër.”

Ekrani dhe teknologjia grafike duhet të arrijnë dizajnin para se P-Per të bëhet realitet komercial. Kjo mund të kërkojë 3 deri në 4 vite.

Në ekstremin tjetër është Istanbul, një celularë paketues i punuar nga dizajneri turk Emir Rifat Isik. Me vetëm 5 centimetra katrorë dhe pothuajse një centimetër trashësi, me lehtësi vendoset në xhep.
“Gjëja e parë ku jam fokusuar ka qenë funksionaliteti”, tha Isik. “Ideja ishte që të vendosen të gjitha funksionet e mundshme në hapësirën më të vogël dhe të bëhen të lehta për përdorim”.

Packet është shumë i thjeshtë. Shpaloseni në të dy anët e tij dhe kthehet sikurse një celularë shpalosës tradicional, me një altoparlantë dhe ekran të vendosur në pjesën e sipërme,  mikrofon poshtë, dhe pad për thirrje në mes.

LEXO EDHE:  A keni nevojë për një antivirus në Android? Po iPhone?

Por kur arrin koha për të shkruar një e-mail apo për të kërkuar nëpër ueb, ju hapni të gjitha pjesët e celularit dhe e shpalosni një smartphone në formë plusi. Paraqitet një tastierë e ndarë në të dy anët, një drejtues në mes dhe një ekran në maje për të shikuar e-mail, ueb shfletim apo çfarëdo tjetër që mund të bëjë një smartphone.

“Çdo bashkëveprim do të kryhet përmes prekjes së ekraneve” tha Isik.

Sipas Isik, do të duhen disa vite para se teknologjia prodhuese të arrijë hapin me këtë dizajn. Dhe kur të arrihet kjo fazë, një prodhues i celularëve duhet të adoptojë dizajnin.

Celularët që kanë nevojë të preken

Dizajni i Packet është i tillë që të paraqes një pamje të pastër, por ata që kanë provuar të shkruajnë në një ekran të rrafshët e dinë se mund të jetë irrituese për shkak se gishtërinjtë tanë janë mësuar me të dhëna nga sensorët përmes tasteve fizike. Pa këto të dhëna, shtypja bëhet irrituese dhe frustuese.

“Të dhënat nga sensorët e teknologjisë haptike do të ndihmojnë” tha Bakshi nga IDC. Teknologjia do të na ofrojë zëra apo vibrime për të mashtruar përdoruesit që të mendojnë se janë duke prekur diçka më shumë se vetëm një shtresë të xhamit të hollë.

NHK Broadcasting Corp. nga Japonia dhe inxhinierët pranë Universitetit të Tokios kanë arritur një hap më tej në zhvillimin e ekraneve haptike. Prototipi i tyre ka miliona këmbë të vogla në sipërfaqe të saj, të cilat janë aq të vogla sa nuk pengojnë shikimin e imazhit.

Përdoruesit do të ndjejnë këmbët në gishtërinjtë e tyre dhe një program kompleks do të mbikëqyr se cilat këmbë janë mbi dhe cilat janë nën sipërfaqe. Kjo krijon një topologji të ndryshueshme që përdoruesit mund ta interpretojë si formë.

Më mbresëlënëse është fakti se këmbët mund të përdoren si susta dhe grupet të tyre mund të programohen për tu sjellë në një koncert. Kjo do të mundësonte që këmbët të simulojnë taste të një celulari apo të një tastiere në ekran.

Kjo kërkon kohë të gjatë para se të ofrojë ndjenjën e tastierës mekanike, por teknologjia veçse ka filluar të punohet në laborator, kështu që prisni një dekad para se të shihni këtë teknologji në celularin tuaj.


Celularë që mund të lakohen dhe tërhiqen

Përgjatë veçorive të avancuara të iPhone ekziston edhe një akselerometër i integruar që interpreton lëvizjen për të riorientuar ekranin nëse e lëvizni horizontalisht apo vertikalisht. Në esencë, ju vetëm lëvizni celularin për ta kontrolluar. Por çfarë mendoni për përdredhje dhe përkulje në vend të kësaj?

James Scott, një hulumtues pranë Microsoft Research Cambridge në Angli, është duke bërë këtë. Scott thekson se duke vendosur forcë në sensorët që janë vendosur në skaj të pajisjes, tërheqja, shtrydhja dhe lakimi mund të përdoren si komanda të thjeshta. Për shembull, ju mund të ndizni pajisjen duke e shtrydhur apo duke e tërhequr, ose të avanconi në një ueb faqe duke lakuar pajisjen.

LEXO EDHE:  Konflikti në biznes dhe mënyrat për parandalimin e tij

Përveç kësaj, Scott thotë se kjo teknologji kursen hapësirë në pajisje që në një mënyrë tjetër do të përdorej për taste. Kjo do të thotë se pajisjet mund të bëhen më të vogla dhe ekranet më të mëdha.

Scott shton se hulumtimi në forcën e sensorëve është në fazat e hershme të punës. Nëse hulumtimi shkon sipas planifikimit, atëherë kjo teknologji mund të bëhet realitet brenda një dekade.

Më shumë fuqi në celularë

Në fund, çfarë mund të thuhet për celularë që nuk iu harxhohet energjia kurrë – apo që së paku mund të punojnë më gjatë sesa celularët e tanishëm pa pasur nevojë për rimbushje? Një qasje interesante, është koncepti Atlas Kinetic.

I dizajnuar nga Ricardo Baiao  pranë firmës Portugeze DesignerID em bazë në Lisbonë, pajisja në fjalë do të tërheq energji nga lëvizja e përdoruesit, pra gjatë ecjes së tij, uljes apo edhe gjatë vrapimit për të zënë një autobus.

Në një mënyrë, është sikurse makinat e qepjes të viteve të 60-ta. Ka seri të integruara të peshave, rotorë dhe amortizatorë që gjenerojnë energji kurdo që shkundet apo lëvizet. Kjo energji, në kthim lëviz një gjeneratorë që mbushë baterinë.

Qasje tjera kreative ndaj energjisë gjithashtu janë duke u paraqitur me kohën. Për shembull, një patentë e paraqitur rishtas nga Apple shpalos një qasje unike drejt një celulari solar. Ekrani i pajisjes do të mund të gjenerojë energji përmes shtresave të padukshme photovolatice që do të mblidhnin dritën e diellit – apo ndriçimin artificial brenda një dhomë – dhe ta kthejnë atë në elektricitet.

Disa prej koncepteve të këtyre celularëve veçse janë duke diskutuar teknika të qasjeve ndaj energjisë. P-Per përdor bateri organike të lirë, apo ORB. Për shkak se është fleksibil, i lehtë dhe e trashë sa një kartelë biznesi, një pako energjie ORB mund të vendoset me lehtësi brenda një celulari. Më e mira është se bateria mund të mbushet për më pak se 30 sekonda.
NEC është duke punuar në një prototip të kësaj teknologjie.

Më tutje gjendet edhe burimi energjik i Morph. Tërë sipërfaqja është mbuluar me një shtresë të cilën Ryhanene nga Nokia e quan bari nano rrjetor, i cili gjeneron elektricitet në një mënyrë shumë të ngjashme me procesin sesi pemët përdorin fotosintezën për tu rritur. “Bari nano rrjetor është i mbuluar me një biomolekulë që thith energji nga drita e diellit” shpjegoi Ryhanen.


Çfarëdo rrjeti në çfarëdo kohe

Forma e celularëve të së ardhmes dhe mënyra sesi do të funksionojnë është mahnitëse, por në çka do të lidhen? Momentalisht, shumica e pajisjeve lidhen me një tip të vetëm të rrjetit telefonik. Disa pajisje të kohës së sotme kanë edhe përkrahje të integruar për Wi-Fi.

Por teknologjia e ditës së sotme kërkon radio të ndryshme për secilin tip të rrjetit, që do të thotë se celularët që përkrahin tipe të shumta të rrjeteve wireless kërkojnë shumë energji. Për kontrast, celularët e së ardhmes do të kenë një radio të vetme që kontrollohet nga një softuer i sofistikuar që është në gjendje të lidhet me rrjete të shumta.

Lajmet e fundit>