Lajmet

Si e ka ndryshuar furnizuesi i lajmeve mënyrën e konsumimit të përmbajtjes (Infografik)

Publikuar , 19 Shkurt 2014
0
Si e ka ndryshuar furnizuesi i lajmeve mënyrën e konsumimit të përmbajtjes (Infografik)

vine-fashion-1Furnizuesi RSS – ose, siç e njohim të gjithë thjesht me termin “furnizuesi” (feed) – e organizon botën në një mënyrë të tillë që gjithçka është brenda një kornize të mbushur me linqe, e cila përditësohet moment pas momenti për t’ju ofruar ndodhitë më të fundit të botës.

Por, a e dini se koncepti i furnizuesit të lajmeve është mjaft i ri? Për shembull, para 10 vjetësh, nuk kishte ndonjë mënyrë se si mund ta dinit se çfarë po mendonin apo bënin figura publike si, Justin Bieber për shembull.

Sot, furnizuesi i lajmeve dominon konsumimin e përmbajtjes online, duke filluar nga lajmet që lexojmë ne pajisjet tona mobile e deri tek rrjetet sociale që i kontrollojmë herë pas here gjatë ditës, së bashku me gjithë reklamat që na shfaqen në këto platforma.

Viti 2013 ka qenë padyshim viti i furnizuesit të lajmeve: Vine, aplikacioni i shpërndarjes së videove tejkaloi 40 milionë përdorues të regjistruar, ndërsa Twitter mbi 200 milionë të tillë. Reklamat u zgjeruan edhe më shumë në Facebook, Instagram dhe Pinterest. Infografiku i mëposhtëm na bën një kronologji të formateve të furnizuesit, nga hapat e para të origjinës e deri tek dominimi i lexuesve të lajmeve. (PCWorld Albanian)

Sharethrough_HistoryFeed_20130115

LEXO EDHE:  Huawei ofron teknologjinë 5G në këmbim të sanksioneve Amerikane