Lajmet

Si e kupton Dropbox-i kur po shpërndani skedarë pa të drejtën e autorit

Publikuar , 01 Prill 2014
0
Si e kupton Dropbox-i kur po shpërndani skedarë pa të drejtën e autorit

cyverrydd4b5xqfyyzkuGjatë fundjavës mund të keni vënë re se Dropbox-i është në gjendje të dallojë nëse po shpërndani skedarë pa të drejtat e autorit në shërbimin e vet cloud – pa e parë madje vetë materialin. Në fakt, këtë gjë ka qenë në gjendje ta bënte prej vitesh. Kjo veçori vjen falë një softueri që po përdoret prej më shumë se dy vitesh.

Faqja përdor një teknikë që quhet “file hashing against a blacklist” për të bllokuar skedarë të para-selektuar që të shpërndahen nga një person në tjetrin përmes serverëve të vet. Në shumë aspekte, është një metodë e pastër; Dropbox-i eviton përfshirjen në telashe me federalët dhe nuk i heton në fakt kurrë skedarët tuaj, kështu që nuk thyen as rregullat e veta për privatësinë.

Si funksionon? Dropbox-i përdor atë që quhet “hashing”, një mjet i thjeshtë algoritmik që pasqyron të dhëna të gjatësive arbitrare me ato të gjatësive të fiksuara, për të prodhuar një identifikues unik për çdo skedar që ngarkoni (njekohësisht edhe skedari enkriptohet në mënyrë që të tjerët të mos e lexojnë). “Hash-i” është unik për atë skedar të caktuar.

Kur ankesat e DMCA-së (Digital Millennium Copyright Act) dërgohen në Dropbox – për shembull nga shtëpitë diskografike apo producentët e përmbajtjes etj. – edhe skedarët që ata dërgojnë kalojnë në ‘hash’-im. Nëse keni ngarkuar të njëjtët skedarë, Dropbox-i e kupton për shkak se ai hash do të përputhet me një tjetër në listë. Kështu ju ndalon që ta shpërdani. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dropbox i ri dëshiron të jetë qendra e përditshmërisë suaj

Tags >

dropbox
Lajmet e fundit>