Analiza

Si është shpërndarja e përdoruesve të internetit sipas kontinenteve (Grafik)

Publikuar , 19 Tetor 2013
0
Si është shpërndarja e përdoruesve të internetit sipas kontinenteve (Grafik)

Server-RoomQasja në internet dikur praktikisht ishte ekskluzivisht për shtetet më të zhvilluara, por zgjerimi i teknologjisë dhe përhapja në të gjitha zonat e botës e ka ndryshuar këtë trend.

Për shembull, në vitin 1996, madje 66% të gjithë përdoruesve të internetit në tërë botën ishin banorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa pjesa tjetër kryesisht mblidhte “grimcat e uebit”.

Ndër vite apo thënë më mirë ndër dekada kjo përqindje ndryshoi në mënyrë rapide dhe sot nga rajoni i SHBA-ve vjen një numër larg më i vogël i përdoruesve, natyrisht duke shikuar statistikat globale.

Sot më së shumti përdorues vijnë nga zona e Azisë, sepse sipas statistikës së fundit zyrtare e cila daton nga dhjetori i vitit 2012 ky kontinent jep madje 42% të përdoruesve, derisa amerikanët, avangarda e dikurshme, sot është në vetëm 13%.

Evropa në “luftën e ueb kontinenteve” gjithashtu është shumë e fortë, kështu që sot nga kontinenti ynë vijnë 27% e përdoruesve, dhe me siguri se do të jetë interesante të shohim se si do të duket rezultati në fund të këtij viti. Më poshtë mund të shihni grafikun se si duket e gjithë kjo statistikë. (PCWorld Albanian)

grafika internet

LEXO EDHE:  Megabit (Mb) dhe Megabajt (MB): Ku ndryshojnë?

Tags >

internet
Lajmet e fundit>