Lajmet

Si Facebook edhe Google ka një aplikacion të grumbullon të dhëna

Publikuar , 31 Janar 2019
0
Një përfaqësues i Google tha se aplikacioni Screenwise Meter në iOS nuk duhej të kishte operuar në programin enterprise të Apple. Si Facebook edhe Google ka një aplikacion të grumbullon të dhëna

Google sapo çaktivizoi një aplikacion privat në iOS i cili monitoronte përdorimin e iPhone.

Ditën e djeshme u zbulua se aplikacioni Screenwise Meter funksiononte njëlloj si aplikacioni i gjurmimit të Facebook.

I disponueshëm në Android dhe iOS, përdoruesit fitonin shpërblime në këmbim të gjurmimit të të dhënave të tyre.

Versioni iOS i aplikacionit bazohej tek programi enterprise i Apple. Ky program lejon aplikacione me privilegje të veçantë të përdoren vetëm nga punonjësit e kompanisë.

Aplikacioni tashmë është çaktivizuar në iOS ndërsa në Play Store ende i disponueshëm.

Një përfaqësues i Google tha se aplikacioni Screenwise Meter në iOS nuk duhej të kishte operuar në programin enterprise të Apple dhe se kishte qenë një gabim.

Ditën e djeshme u zbulua se rrjeti social Facebook kishte operuar një aplikacion që grumbullonte të dhëna të përdoruesve nga mosha 13 deri në 35 vjeç në këmbim të shpërblimeve.

Si ndëshkim për shkeljen e politikave të App Store, Apple bllokoi të gjitha aplikacionet e brendshme të Facebook. Nuk dihet nëse Google e pret i njëjti fat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një taksë mbi kompanitë e internetit mund të gjenerojë deri në 500 milion euro të ardhura

Tags >

Google
Lajmet e fundit>