Harduer

Si Huawei prodhoi një telefon pa teknologjinë Amerikane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Dhjetor 2019
0
Sipas një raporti të Wall Street Journal Huawei ka arritur të prodhojë një të tillë. Huawei Mate 30 është një telefon i cili nuk ka asnjë pjesëz Amerikane në të. Si Huawei prodhoi një telefon pa teknologjinë Amerikane

Kur Trump i vendosi gjigantit Kinez Huawei sanksione, të gjithë pyetëm sesi kompania do tja bëjë të prodhojë një smartfon pa komponentë dhe teknologji Amerikane.

Sipas një raporti të Wall Street Journal Huawei ka arritur të prodhojë një të tillë. Huawei Mate 30 është një telefon i cili nuk ka asnjë pjesëz Amerikane në të.

Për shumë komponentë kritikë, kompania Kineze ka arritur të gjejë furnizues jo Amerikanë. Për shembull amplifikatorët audio i mori nga një kompani Holandeze quajtur NXP në vend të Cirrus Logic ndërsa për çipet Wi-Fi dhe Bluetooth në vend të Broadcom ka përdorë çipet e veta.

Kompania Japoneze Murata dhe Tajvaneze MediaTek gjithashtu kanë furnizuar kompaninë. Por Huawei ka shprehur interes të qartë se dëshiron të vazhdojë të blejë nga furnizues Amerikanë.

Madje kompania ka filluar të ndërtojë rezerva në rast se sanksionet përkeqësohen. Por ajo që raporti zbulon është se Huawei ka fuqinë për të prodhuar vetë smartfonë pa u mbështetur fare në teknologji Amerikane. Pyetja ngelet se kush do ti blejë këto smartfonë jashtë Kinës? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei poston të ardhura rekord pavarësisht presionit Amerikan

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>