Harduer

Si i mat rrahjet e zemrës Samsung Galaxy S5

Publikuar , 26 Shkurt 2014
0
Si i mat rrahjet e zemrës Samsung Galaxy S5

Samsung Galaxy S5 -- backNjë nga shumë veçoritë e reja të Samsung Galaxy S5 është sensori i matjes së rrahjeve të zemrës. Ai gjendet në brendësi të telefonit, ngjitur me blicin e kamerës dhe mund të lexojë rrahjet e zemrës së një personi në momentin që ai e mban për disa sekonda gishtin mbi të.

Teknologjia që ka përdorur në këtë rast Samsungu nuk është e re, edhe pse kjo është hera e parë që e shohim një karakteristikë të tillë në një smartfon. Mënyra se si funksionon është duke përdorur dritën LED të telefonit, rrezet e së cilës dërgohen përmes gishtit në brendësi të qarkullimit të gjakut nën lëkurë, atje ku sensori dedekton dhe përllogarit numrin e rrahjeve.

Nga përshtypjet që kanë dhënë deri tani gazetarët e teknologjisë të cilët kanë pasur mundësi ta eksplorojnë pajisjen dhe sensorin e saj, opinionet kanë qenë pozitive dhe kanë raportuar se sensori punon shpejt. Kjo nuk është hera e parë që një veçori e tillë implementohet nga Samsung-u. Të gjitha orët inteligjente Samsung Gear e ofrojnë mundësinë e matjes së rrahjeve të zemrës.

Sensori është pjesë i një aplikacioni të quajtur S Health, i cili ka debutuar për herë të parë në Galaxy S4. Samsung-u e ka përditësuar aplikacionin për S5, duke i kushtuar më tepër rëndësi fitnesit.

Në vizionin e Samsung-ut, smartfoni është boshti kryesor që ndërlidh një sërë pajisjesh “që vishen” (ndoshta edhe shumë të tjera), të cilat matin dhe ju japin informacione të dobishme lidhur me aktivitete të ndryshme të jetës. Gear Fit është dizajnuar qartësisht për këtë qëllim. A do të jetë kjo karakteristikë aq e rëndësishme për konsumatorët? Këtë gjë do ta shohim në muajin prill, kur smartfoni të dalë në shitje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Prodhuesit e mëdhenj të makinave, optimistë për makinat elektrike

[youtube id=”ikC172jdnfI”]

Lajmet e fundit>