Biznes

Si janë përqindjet e tregut të versioneve të Android-it

Publikuar , 05 Janar 2013
0
Si janë përqindjet e tregut të versioneve të Android-it

AndroidDisa muaj më parë, penetrimi i versionit të fundit të Android kapte vetëm 1.8% të të gjitha pajisjeve aktive.

Vetëm pak muaj më vonë, Android 4.1 / 4.2 Jelly Bean janë sistemet operative të mbi 10% të pajisjeve që kanë aksesuar Google Play në 14 ditët e fundit.

Përqindja e pajisjeve me Android 4.0 Ice Cream Sandwich është rritur duke përbërë 29.1% të pajisjeve aktive, ndërkohë që 2.3 Gingerbread vazhdon të ketë pjesën më të madhe, duke numëruar 47.6% të pajisjeve.

Versionet e vjetra të sistemit operativ qëndrojnë logjikisht në minorancë.

Kjo do të thotë se zhvilluesit mund të jenë më të sigurtë nëse duan të përfitojnë nga API-të e fundit. (PCWorld Albanian)

androidstats

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj Nokia sjellin dizajne moderne për më pak se 170 dollarë

Tags >

android
Lajmet e fundit>