Biznes

Si janë shitjet e Galaxy S5 në ditët e para të lançimit

Publikuar , 14 Prill 2014
0
Si janë shitjet e Galaxy S5 në ditët e para të lançimit

Samsung Galaxy S5sSipas një raporti të publikuar ditën e dielë në Kore, ditët e para të shitjes të Galaxy S5, po kalojnë parashikimet duke pasur një numër më të madh të shitjeve sesa paraardhësi Galaxy S4. Në disa shtete, shitjet janë dyfishuar krahasuar me ato të Galaxy S4 në ditën e parë të lëshimit. Në vija të përgjithshme, shitjet e Samsung Galaxy S5 ishin diku mes 30 % deri në 100 % më të larta në ditën e parë të lançimit, krahasuar me shifrat e shitjeve të Galaxy S4.

Samsung Galaxy S5 u lançua ditën e premte në 125 shtete, dhe së shpejti do të ofrohet në 150 vende. Samsung thotë se kompania ka marrë porosi për miliona pajisje Galaxy S5, dhe tregu akoma nuk është ngopur. Mesa duket Samsung po shqetësohet nëse ka mjaftueshëm pajisje në gjendje për të furnizuar kërkesat e kompanive dhe blerësve.

Diferencat kryesore mes modelit të vjetshëm dhe aktualit janë: veçoria e skanerit të shenjave të gishtave në butonin e përparmë të Galaxy S5, monitori i rrahjeve të zemrës, përmirësimi i kamerës së pasme dhe certifikimi IP67(rezistenca ndaj ujit dhe rërës). Kjo do të thotë se smartfoni mund të hidhet në ujë në një thellësi 1 metër për 30 minuta dhe të mbijetojë. Si dhe proçesori Quad Core Snapdragon 600 është zëvendësuar nga flagshipi i Qualcomm(flagshipi identifikohet me pajisjet me të mira të kompanive në treg) Snapdragon 801.

Vitin e kaluar, Samsung Galaxy S4 pati një start të “nxehtë” duke shitur 10 milion njësi në më pak se një muaj përpara se ato të ngadalësoheshin. Paraardhësi i Galaxy S4, Sasmung Galaxy S III, iu deshën 50 ditë për të arritur numrin e shitjeve të Galaxy S4 në një muaj. Samsung Galaxy S II iu deshën 5 muaj për të kapur shifrën e 10 milion pajisjeve të shitura, ndërsa gjenerata e parë e linjës Galaxy S mund të arrinte numrin 10 milion të shitjeve vetëm pas 7 muajsh. Për fat të keq, në shumë shtete, blerësve të Samsung Galaxy S5 iu desh kohë e gjata pritjeje në rrallë, gjë kjo që ndodh edhe me blerësit e Apple iPhone sa herë që një model i ri ofrohet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Aplikacioni Telegram në desktop ekspozon adresat IP të përdoruesve

Lajmet e fundit>