Miliona prej nesh përdorin kompjutera çdo ditë, si në ambjentet e punës dhe në shtëpinë e tyre. Këto pajisje janë shëndrruar në një vegël të domosdoshme e cila na lehtëson jetën, punën tonë, të jemi më pranë të afërmve tanë, të marrim lajmet më të fundit nga bota etj.
Por a e keni menduar se si ka qënë kompjuteri i parë apo se si kanë evoluar këto pajisje me kalimin e viteve? Ne kemi përgatitur një infografik i cili është ndërtuar në formën e një udhëtimi në kohë i cili fillon që me ndërtimin e kompjuterit të parë ENIAC. (PC World Albanian)