Blog

Si kanë ndryshuar smartfonët jetët tona dekadën e fundit

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Dhjetor 2021
Si kanë ndryshuar smartfonët jetët tona dekadën e fundit

Gjatë dekadës së fundit, telefonat kanë ndryshuar jetën tonë në mënyra që shkojnë përtej faktit se si ne komunikojmë. Përveç telefonatave, mesazheve dhe e-mail-eve, më shumë se dy miliardë njerëz në mbarë botën përdorin tani këto pajisje për të lundruar, për të rezervuar udhëtime, për të krahasuar komentet dhe çmimet e produkteve, për të ndjekur lajmet, për të parë filma, për të dëgjuar muzikë, për të luajtur videolojra, për të rezervuar pushimet dhe, mbi të gjitha, për të marrë pjesë në mediat sociale.

Megjithatë, këto përfitime duket se kanë ardhur me një kosto të lartë për jetën tonë mendore dhe sociale. Lidhja e vazhdueshme që ofrojnë telefonat i kanë bërë pajisjet të domosdoshme për qindra miliona përdorues.

Shkencëtarët sapo kanë filluar të hulumtojnë këtë fenomen studimet e tyre sugjerojnë se ne po shpërqendrohemi gjithnjë e më shumë, duke shpenzuar më pak kohë në botën reale dhe duke u tërhequr më thellë në atë virtuale. Fuqia që telefonat kanë mbi ne është qartësisht e dukshme në zakonet dhe sjelljet tona të përditshme.

Të kujtuarit e rrugëve është një gjë e së kaluarës – ne zakonisht mbështetemi në telefonat tanë për të arritur kudo, madje edhe në destinacionet që i kemi vizituar më parë.

Në aeroporte, në kolegje, në qendrat tregtare,  pothuajse në çdo vend publik që mund të mendoni, pamja më e zakonshme e kohës sonë është ajo e njerëzve me kokë të ulur, që shikojnë me vëmendje telefonat e tyre. Nëse shihni dikë në një kafene duke pirë kafe dhe duke i ngulur sytë nga dritarja, ka më pak gjasa që ai të jetë duke shijuar një moment të qetë dhe më shumë gjasa që pajisja e tij nuk ka më bateri.

LEXO EDHE:  Musk vazhdon të shesë aksionet në Tesla

Mos është kjo koha e duhur që secili nga ne të mendojë pak më zgjuar?Mos është koha e duhur qe të kuptojmë se duhet të ndryshojmë kohën që i kushtojmë vetes tonë? Të gjithë ne duhet ti japim më shumë rendësi kohës që kalojmë pranë miqve,familjes dhe natyrës. Kjo nuk do të na pengojë që të jemi fansa të teknologjisë. /PCWorld Albanian