Lajmet

Si krahasohet adoptimi i iOS 14 me iOS 13

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Tetor 2020
0
Adoptimi i iOS 14 është në një linjë me iOS 13 pothuajse. iOS 13 u instaluar në 50% të pajisjeve më 16 Tetor 2019, ndërsa iOS 14 po i merr më shumë kohë. Si krahasohet adoptimi i iOS 14 me iOS 13

Më pesë javë nga debutimi, adoptimi i iOS 14 do të kalojë iOS 13 si versioni më i instaluar i iOS. Apple nuk ka dhënë shifra instalimi, por sipas monitorëve të jashtëm shifrat janë pozitive për versionin e fundit.

Mixpanel raporton se iOS 14 është instaluar në 46.07% të pajisjeve, pothuajse aq sa iOS 13 në 46.57%. Në dy ditët e ardhshme pritet që iOS 14 të kalojë iOS 13 si versioni më i instaluar.

Aktualisht vetëm 7.36% e pajisjeve kanë versione më të vjetra sesa iOS 13, që do të thotë se janë pajisje të cilat nuk marrin softuerë më të rinj.

Adoptimi i iOS 14 është në një linjë me iOS 13 pothuajse. iOS 13 u instaluar në 50% të pajisjeve më 16 Tetor 2019, ndërsa iOS 14 po i merr më shumë kohë.

Adoptimi më i ngadaltë i iOS 14 është surprizë duke qenë se sjellë ndryshime madhore sidomos në pamje aty ku është më e dukshme për përdoruesit si App Library, Widgets apo dizajn më kompakt. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google hyn në garë me Zoom, Skype dhe Messenger