Harduer

Si krahasohet procesori që do të fuqizohet iPhone 12 me konkurrencën

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Shtator 2020
0
Rritja e performancës nuk është aq e lartë në fuqinë grafike. GPU me katër bërthama duhet të ofrojë 30% më shumë performancë se A12 dhe 8% se A13. Si krahasohet procesori që do të fuqizohet iPhone 12 me konkurrencën

Kur Apple prezantoi iPad Air, së bashku me të zbuloi edhe çipin e ri A14 Bionic i cili shumë shpejtë do të jetë në zemër të iPhone 12.

Çfarë do të thotë ky çip i ri për konkurrencën dhe si krahasohet? Nga informacionet e para të publikuara nga Apple me shumë gjasa do të jetë një hap i madh përpara në fuqinë e përpunimit dhe mund roli i tij do të jetë jetik në gjeneratën e parë të Mac.

A14 Bionic, ashtu si paraardhësi A13 nga seritë iPhone 11, ka dy bërthama të performancës së lartë dhe katër të performancës së ulët që përmirësojnë jetëgjatësinë e baterisë.

Kompania thotë se bërthama janë të gjitha të reja dhe duhet të përmirësojnë performancën me 40% krahasuar me A12 ndërsa me A13 sipas ekspertëve të jashtëm do të jetë jo më shumë se 16%.

Rritja e performancës nuk është aq e lartë në fuqinë grafike. GPU me katër bërthama duhet të ofrojë 30% më shumë performancë se A12 dhe 8% se A13.

Aty ku Apple bën diferencën me çipin e ri është inteligjenca artificiale e përdorur në fotografi. Apple thotë se A14 Bionic ka një motor të ri neural me 16 bërthama që kryen 11 trilionë operacione në sekondë, dyfishin e A12 me 5 trilionë dhe 83% më shumë sesa A13 me 6 trilionë operacione në sekondë.

Gjithashtu çipi i ri mundëson 10 herë më shumë performancë në ML (Machine Learning). Ndryshimi më i madh është tek madhësia. A14 është çipi i parë komercialisht i disponueshëm me arkitekturën 5-nanometër, duke lënë pas Snapdragon 865 Plus me arkitekturë 7-nanometër.

Për njerëzit e thjeshtë pritet që jetëgjatësia e baterisë të rritet ndjeshëm. Ndërsa duhet të presim testimet për të parë si krahasohet, historia na ka mësuar se çipet e Apple dominojnë në performancë krahasuar me rivalët Qualcomm Snapdragon apo Samsung Exynos.

LEXO EDHE:  Reddit ndalon imitimin e dikujt tjetër në platformë

Apple nuk ngurroi të krahasonte çipin A14 Bionic me performancën e një laptopi Windows. Konkretisht sipas kompanisë ky çip ka dyfishin e fuqisë grafike të një laptopi. /PCWorld Albanian