Analiza

Si krahasohet Twitter me Facebook dhe Google si kompani publike

Publikuar , 05 Tetor 2013
0
Si krahasohet Twitter me Facebook dhe Google si kompani publike

facebook twiterTwitter ka lançuar më në fund detajet e planeve të shumëpritura mbi ofertën fillestare publike. Por si renditet kompania në krahasim me rivalët e saj, si Facebook, Google etj?

Të ardhurat e tremujorit

Bëhet fjalë për të ardhurat e vitit të fundit para se kompania të dorëzojë dokumentet për të dalë publike. Facebook-u është kompania me të ardhurat më të mëdha në momentin e dorëzimit të kërkesës për t’u bërë kompani publike, duke lënë pas Google, LinkedIn etj. Në grafik nuk përfshihet vlera në kohë e parasë.

Data e dorëzimit të dokumenteve

Google është kompania e parë publike, e cila i ka dorëzuar dokumentet më 29 prill 2004. Të tre kompanitë e tjera i kanë dorëzuar ato pas viteve 2010. Gjithsesi, ky fakt lidhet edhe me moshën e secilës prej tyre.

Fitimi/humbja e tremujorit

Sërish Facebook mban rekord gjatë vitit të dorëzimit të dokumenteve, duke publikuar një fitim prej 302 milionë $.

Punonjësit

Facebook është kompania me numrin më të madh të punonjësve e më pas vjen Twitter, Google, Zynga dhe LinkedIn.

Ndryshimet në vlerat e aksioneve që prej listimit si kompani publike

Facebook ka pësuar një rritje prej 29%, LinkedIn 160% ndërsa Google mban rekord me një rritje prej 773%. Zynga është kompania që ka pësuar rënie të çmimit të aksioneve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Skandali i radhës i privatësisë, Facebook ekspozon fotot e 6.8 milion përdoruesve

Lajmet e fundit>