Lajmet

Si mund të bllokoni të gjitha reklamat në YouTube

Publikuar , 26 Gusht 2013
0
Si mund të bllokoni të gjitha reklamat në YouTube

originalJanë shumë mënyra se si të bëhet bllokimi i reklamave, por me siguri që ju ka ndodhur që të jeni të detyruar që të prisni për disa sekonda derisa të mbarojë një reklamë e caktuar përpara ndonjë videoje në YouTube, e më pas ta tejkaloni atë reklamë për ta shikuar videon.

Kjo gjë mund të evitohet me një urdhër të thjeshtë në konsollën për zhvillues. Google shpesh provon veçori të reja përgjatë TestTube.

Një eksperiment jo fort i reklamuar mund të ndalojë të gjitha reklamat në faqe. Ja se si ta lëshoni:

1. Hapni ndonjë video në YouTube. 2. Hapni konsollën e zhvilluesit (Ctrl+Shift+J për Chrome, Ctrl+Shift+K për Firefox). 3. Shkruani kodin vijues:

document.cookie=“VISITOR_INFO1_LIVE=oKckVSqvaGw; path=/; domain=.youtube.com“;window.location.reload();

Bum. Nuk ka më reklama. Pasi është diçka të cilën Google është duke e lejuar, është e mundur që të largohet në të ardhmen, por derisa të punojë, mund të shijoni një përvojë të këndshme pa reklama pa ndonjë shtojcë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një ransomware bllokon të dhënat derisa youtuberi PewDiePie të arrijë 100 milionë abonentë

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>