Lajmet

Si mund të largoni ose ndërroni shigjetën e kopjes së ikonës në Windows

Publikuar , 21 Tetor 2013
0
Si mund të largoni ose ndërroni shigjetën e kopjes së ikonës në Windows

Copy WindowsKopjet e ikonave të programeve në desktop (ose kudo tjetër) janë zakonisht të treguara nga një shigjetë e vogël në këndin e majtë poshtë ikonës.

Një mjet i ri i quajtur Windows Shortcut Arrow Editor iu mundëson që ta largoni, ndryshoni në stilin e vjetër sikur në XP, ose ta rregulloni me shigjetën tuaj.

Shkarkoni dhe nxirrni skedarët nga skedari zip dhe do të gjeni folderë për Windows 7 dhe Vista dhe një të ndarë për Windows 8. Hapni aplikacionin e duhur EXE sipas sistemit tuaj dhe do të gjeni opsionin e përmendur më lartë. Klikoni në njërën që dëshironi dhe Windwos do të bëjë rifreskimin për të ju dhënë pamjen e re.

Skedari ZIP përmban po ashtu një folder “Shortcut arrows” për disa shigjeta të përgatitura për përdorim, por ju edhe mund të përdorni tuajat. Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për shkarkim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me Terminalin e ri të Windows

Lajmet e fundit>