Ja se si

Si mund të sjellim Android-in në Windows

Publikuar , 28 Janar 2013
0
Si mund të sjellim Android-in në Windows

WindowsAndroidMe siguri që do ta pëlqenit që të keni mundësi të kishit dy sisteme operative, Android dhe Windows në të njëjtën kohë, pra dual-booting, ose virtualizim.

Socketeq ka paraqitur një alternativë tjetër: një port i sistemit operativ mobil të Mountain View, duke e quajtur WindowsAndroid, që funksionon në bërthamën e Windows Vista, Windows 7 dhe Windows 8.

Jo vetëm që sistemi operativ funksionon në shpejtësi pasi është i pavarur nga zinxhirët e virtualizimit, por e ofron ndërfaqen e sistemit operativ për tablet në madhësinë e dritares dhe funksionon mjaft mirë me tastierë dhe maus.

Zgjidhja e Socketeq ju ofron përvojën e plotë të Android-it, por sipas Android Police, ju duhet që ndaras të hapni aplikacionet e Google që vijnë zakonisht me vetë aplikacionin.

Ice Cream Sandwich është versioni i Android-it, i cili ndodhet brenda Windows-it dhe për momentin është duke u ofruar pa pagesë si një shkarkim për t’u provuar për herë të parë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Aplikacionet iOS gjenerojnë 80% më shumë të ardhura sesa ato Android

Lajmet e fundit>