Lajmet

Si ndikoi fikja e internetit në Kazakistan tek Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Janar 2022
18% e gërmimit të bitcoin realizohet në Kazakistan. Si ndikoi fikja e internetit në Kazakistan tek Bitcoin

Bitcoin mori një goditje ditën e Enjte pasi interneti në Kazakistan u mbyll me shtimin e dhunës në vend. Vendi i Azisë Qendrore në ditët e fundit u godit rëndë nga përplasje të dhunshme mes protestuesve, policisë dhe ushtrisë.

Protestat filluan në Perëndim të vendit gjatë fundjavës së parë të Janarit nxitur nga rritja e çmimeve dhe ato të naftës në veçanti.

Interneti u mbyll javën e kaluar në mbarë vendin dhe pavarësisht se qëllimi ishe të bllokohej komunikimi mes protestuesve, efektet e saj janë përhapur më tutje.

Kazakistani është një lojtar madhor në botën e bitcoin. Vitin e kaluar vendi u bë qendra e dytë më e madhe në botë e gërmimit të bitcoin pas Shteteve të Bashkuara dhe pasi Kina vendosi ti bllokojë këto operacione.

18% e gërmimit të bitcoin realizohet në Kazakistan. Vetëm pak orë pas ndërprerjes së internetit, fuqia gërmues e bitcoin ra. Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera krijohen gjatë gërmimit nga kompjuterë të fuqisë së lartë të cilët organizohen në formën e qendrave të të dhënave dhe zgjidhni ekuacione komplekse matematikore.

Është një proces që ka konsum të lartë energjie. Sa më shumë gërmues në rrjet, aq më e madhe sasia e fuqisë e nevojshme për të gërmuar bitcoin të rinj. Quajtur hashrate, ajo bie nëse gërmuesit largohen nga rrjeti duke e bërë në teori më të thjeshtë për gërmuesit e ngelur të prodhojë monedha të tjera.

Sipas BTC.com hashrate ra me 14% javën e kaluar. Edhe çmimi i bitcoin ishte në rënie ndërsa sot këmbehet me 41,498 dollarë në momentet që shkruajmë.

Ndërprerja e internetit në vendin Aziatik tregon sesa peshë të madhe ka Kazakistani në ekosistemin e bitcoin. Përtej aspektit ekonomik, impakti negativ që bitcoin ka tek mjedisi është i lartë.

LEXO EDHE:  Me versionin e fundit të Firefox askush nuk ju gjurmon dot në internet

Në Kazakistan konkretisht energjia që konsumon bitcoin përbën shqetësim sepse burimi kryesor i saj është qymyri duke gjeneruar në proces sasi të mëdha ndotjeje. Përllogaritet që për 1 kilovat orë, Kazakistani emeton 1,500g dioksid karboni (CO2). /PCWorld Albanian