Lajmet

Si një gabim i Facebook rrëzoi aplikacionet rivale

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Maj 2020
0
Aplikacionet popullore të njohjes si Tinder, i muzikës si Spotify dhe i platformës video si TikTok u bënë të papërdorshëm. Si një gabim i Facebook rrëzoi aplikacionet rivale

Facebook kërkoi falje për një përditësim softueri i cili rrëzoi aplikacionet e rivalëve në iPhone dhe iPad.

Aplikacionet popullore të njohjes si Tinder, i muzikës si Spotify dhe i platformës video si TikTok u bënë të papërdorshëm.

Problemi preku aplikacionet të cilat kanë integruar opsionin “Login with Facebook” i cili heq nevojën për të një emër përdoruesi dhe fjalëkalim të ri kur përdorin një shërbim të ri.

Facebook tha se ka identifikuar problemin dhe zgjidhur me shpejtësi. Kompania përditësoi mjetin e zhvillimit të softuerit (SDK) përdorur nga zhvilluesit e aplikacioneve për të integruar shërbimet e tyre.

Keqfunksionimi shkaktoi probleme të mëdha për përdoruesit e këtyre aplikacioneve ditën e Mërkure.

Zhvillues të pavarur e raportuan menjëherë probleme në sajtin e kodimit GitHub duke thënë se po nxirrte jashtë funksioni aplikacionet e tyre.

Të Enjten Facebook konfirmoi se një përditësim në SDK specifikisht për sistemin operativ iOS kishte qenë pikënisja e kësaj ngjarjeje. Rrjeti social kërkoi falje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter nuk do tu kërkojë më punonjësve të kthehen në zyrat e punës