Ja se si

Si po e bën Google shfletuesin Chrome më të shpejtë

Publikuar , 16 Shkurt 2014
0
Si po e bën Google shfletuesin Chrome më të shpejtë

chrome,U-5-291389-1Google këtë javë njoftoi se ka bërë ndryshime në shfletuesin Chrome, ndryshime këto që do të ndikojnë në produktivitetin e tij. Kjo falë ndryshimit të mënyrës sesi shfletuesi përpilon Javascript-in.

Motori i Javascriptit V8 të Chrome përpilon Javascript-in në plan të parë, gjë kjo e cila mund të ndikojë në performancën e aplikacionit të Javascript-it, duke i ngadalësuar gjërat ose shkaktuar “ngrirje”. Versioni më i fundit i Chrome Beta mendohet të eliminojë këtë gjë duke e kaluar përpilimin e Javascript-it në “prapaskenë” dhe jo më në plan të parë.

V8 vononte përpilimin e funksioneve të Javascript-it përpara se ata të ishin ekzekutuar për herë të parë. Është një proces i shpejtë, po nuk vendos në fokus optimizimin e kodit. Nëse një pjesë e kodit është ekzekutuar shpesh ai do të përpilohet një herë të dytë nga një përpilues i optimizuar. Ky përpilues shfrytëzon teknika të avancuara të optimizimit, e cila merr kohë më shumë së përpilimi i parë, por jep kod më të shpejtë.

Deri tani, V8 alternonte përpilimin e kodit te optimizuar të Javascript-it dhe ekzekutimit te tij. Ky version i ri Beta i Chrome paraqet një përpilim bashkëveprues, që do të thotë se përpilimi dhe ekzekutimi ndodhin në të njëjtën kohë. Përpilimi bashkëveprues është i disponueshëm vetëm në versionin beta, por do të jetë edhe në versionin “Stable” të Chrome shumë shpejt duke reduktuar së tepërmi vonesat në këtë shfletues. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një ish punonjës i Apple akuzohet për vjedhjen e sekreteve tregtare

Lajmet e fundit>