Analiza

Si po i rishkruan Windows 8 rregullat e lojërave në PC

Publikuar , 02 Janar 2013
0
Si po i rishkruan Windows 8 rregullat e lojërave në PC

Windows 8 lojera 1Lojërat në PC po drejtohen tek rilindja, ose të paktën rikrijimi, ashtu siç ndodhi me mbërritjen e akseleratorëve 3D në fund të viteve ’90. Për këtë duhen falënderuar revolucioni mobile dhe teknologjitë mbështetëse të tij. Zhvilluesit e lojërave mund të përdorin tashmë akselerometetrat, ekranet me prekje si dhe cloud-in për të shtuar karakteristika dhe skena të reja në lojërat e tyre. Madje, edhe metoda gjithëpërfshirëse e Microsoft-it, pra, ajo që përmbledh desktopët, tabletët dhe smartfonët në një bazë të vetme, po ndryshon mënyrën se si po e realizojnë punën e tyre krijuesit e lojërave.

Të gjitha këto zhvillime u shpalosën qartë në konferencën e fundit të Microsoft Build. Justin Saint Clair, një prej menaxherëve zhvillues të Microsoft-it, qëndroi para audiencës së përbërë nga zhvilluesit e lojërave dhe i inkurajoi ata të rimendonin edhe njëherë metodat e tyre të punës. Mos mendoni vetëm për grafikën, themes, dhe rrjedhën e ngjarjeve, argumentoi ai. Pyetja e parë që një zhvillues duhet të bëjë është “Çfarë është një PC?”

Përcaktimi i parë i termit “personal computer” ka ndryshuar gjatë viteve të fundit dhe duket se lojërat në PC kanë filluar t’i përshtaten gjithmonë e më tepër kësaj platforme. Tashmë nuk jemi të kufizuar vetëm nga tastiera dhe mouse, ashtu siç kemi edhe shumë mundësi zgjedhjeje për lojëra të ndryshme në pajisje të ndryshme. Në këtë artikull, do të prezantohen të gjitha rastet e reja që po eksplorojnë zhvilluesit e lojërave. Frytet e punës së tyre do të shfaqen në të gjitha zhanret e lojërave në PC.

Një lojë, shumë paraqitje

Kur u lançua iPad-i disa vite më parë, tableti ishte pajisja që ripërcaktoi rregullat e videolojërave. Falë akselerometrave të brendshëm dhe prekjes, iPad u shndërrua në një ekran lojërash si dhe në një kontrollues të tyre. Jo vetëm që mund ta tundnim tabletin për shembull për të drejtuar makinën në një garë, por mund të përdornim edhe gishtat për ta manipuluar direkt rrjedhën e lojës.

Në vitin 2013, Microsoft-i do të inkurajojë zhvilluesit të imagjinojnë përtej pajisjes, pra, një lojë e vetme që mund ta ‘shfaqë veten’ në mënyra të ndryshme në pajisje dhe platforma të ndryshme.

Xbox SmartGlass përdor një tablet Windows si një ekran të dytë për lojërat Xbox.

Microsoft-i po punon në API që i lejojnë zhvilluesit të krijojnë një lojë të vetme që luhet Windows 8 lojera 2pothuajse njësoj si në tabletë ashtu edhe në PC, por me skema të ndryshme kontrolli si dhe grafika më të kufizuara për tabletët. Për shembull, Xbox Live multiplayer API do te jetë si në Xbox ashtu edhe në Windows, duke i lejuar zhvilluesit të ndërtojnë lojëra multiplayer që tejkalojnë platformat. Një nga zhvillimet e tjera të Microsoft-it i referohet asaj që quhet “metoda e ekranit dytësor”, në të cilën ka një levë të vetme që punon si me ekranin e TV ashtu edhe me tabletin, skemë kjo që po përdoret me tabletët Windows 8 që kanë aplikacionin Xbox SmartGlass. Për shembull, loja në Xbox 360 Forza Horizon, ju lejon ju apo një mikun tuaj, të shihni harta në tablet, ndërkohë që ngisni makinën me butonin e konsolës. Tableti ju mundëson të keni edhe një person të dytë në sediljen e pasagjerit, duke ju ndihmuar me navigimin.

LEXO EDHE:  Përditësimet në Windows 10 janë shndërruar në makth përdoruesit

Microsoft-i: Diapazoni i harduerëve të PC është tepër i madh dhe i ndryshëm sot

 

Microsoft-i po shfrytëzon gjithashtu edhe avantazhin e platformës së vet Windows (runtime) së bashku me karakteristikat e rrjetit Xbox Live për të rikrijuar një lojë në mënyra që nuk janë ndeshur më parë. Për shembull, seritë e Mass Effect me një qitës në vetën e tretë. Mass Effect 3 që tani është një lojë hit single-player në PC, ndërkohë që analogia e saj Mass Effect: Infiltrator është Windows 8 lojera 3disponibël për iOS dhe të dy titujt bëjnë pjesë në sistemin franchise të bazuar në cloud me emrin “Galaxy at War”. Përfundimi? Në Infiltrator mblidhni të dhëna inteligjente, arritjet përmirësojnë “Galactic Readiness Rating” tuaj e cila është thelbësore në lojë. Sigurisht që cloud-i ofron përfitime më të dukshme. Imagjinoni që jeni duke luajtur një lojë në PC dhe pasi keni luajtur për disa minuta duhet të largoheni. Progresin tuaj të deritanishëm e ruani në serverët e Microsoft-it. Më vonë ndodheni në një dhomë hoteli jashtë vendit dhe e hapni sërish lojën nga tableti juaj duke vazhduar pikërisht në momentin ku e latë nga PC-ja. Një skemë e tillë është tashmë e disponueshme në lojërat për desktop si Mass Effect 3 dhe Dirt Showdown, por në të ardhmen prisni më tepër përmirësime. Ia vlen të përmendet gjithashtu se edhe aplikacionet e thjeshta nga Microsoft Store e ruajnë statusin në cloud, duke ju ofruar mundësi që t’i bëni stop, pause, restart pavarësisht pajisjes Windows 8 që po përdorni.

Në konferencën Build, Saint Clair i Microsoft-it paraqiti edhe disa pamje të reja të lojërave multiplayer. Ai i inkurajoi zhvilluesit të imagjinojnë një lojë të vetme multiplayer në PC, konsolat Xbox 360 dhe tabletët Windows 8 – tre platforma të ndryshme, e cila luhet njësoj në të gjitha mjediset. Ky model është për momentin i disponueshëm nëHydro Thunder Hurricane. Më pas duhet ripërcaktuar edhe LAN-i. Ai i sotmi përfshin kabllot, switch-et dhe bashkimin e multiplayer-ve në server. Por pajisjet mobile me Windows 8 mund ta reduktojnë në mënyrë drastike numrin e gjithë këtyre pikave logjistike. Siç u shpreh edhe vetë Saint Clair, “Po sikur çdo pjesëtar i familjes të ketë nga një tablet?”

Tableti ndryshon gjithçka

Një lojë në tablet nuk është thjesht një lojë e përshtatur nga PC-ja me disa kontrolle me prekje. Një lojë e mirë për tablet do të jetë në gjendje të njohë sjellje dhe teknologji të veçanta të këtyre pajisjeve mobile: prekjen sigurisht, por ndërkohe edhe akselerometrat, GPS, sensorët near-field, xhiroskopët etj. Windows Runtime – platforma e re zhvilluese e Microsoft-it që përmbledh PC-të, tabletët madje edhe Windows Phone 8 – i ndërthur të gjitha këto mundësi, duke bërë që zhvilluesit e lojërave të përfitojnë nga avantazhet e modeleve të reja. Si rezultat, çdo zhvillues që është i familjarizuar me Windows Runtime mund të kalojë në dinamikat e lojës ashtu si ato që kemi parë në iOS. Por, edhe pse tabletët janë të pasur me mundësi zhvillimi kreative, ato zakonisht çalojnë pak në aspektin e performancës. Tabletët dhe pajisjet hibride nuk ofrojnë fuqinë e CPU-ve dhe GPU-ve të një kompjuteri desktop. Po ashtu, GPU-të brenda tabletëve Windows RT dhe Windows Phone nuk suportojnë gjithë rangun e karakteristikave DirectX 11 që janë disponibël për PC-të përmes kartave grafike moderne. Programuesit e lojërave duhet të sigurohen se lojërat në Windows 8 Store do të punojnë në Windows RT duke përdorur thjesht Direct3D 9 në përmbajtjen e tyre 3D.

LEXO EDHE:  Me versionin e fundit të Windows 10-ës Microsoft një hap më pranë eliminimit të fjalëkalimeve

Minesweeper: një shembulli thjeshtë

Versioni i përditësuar i Minesweeper është shembulli perfekt i një loje të zakonshme që shfrytëzon plotësisht avantazhet e karakteristikave të fundit të Windows 8.

Në foto tregohet se si ishte Minesweeper para Windows 8.

Minesweeper-i origjinal, sigurisht, ka qenë i disponueshëm pa pagesë në çdo version të Windows 8 lojera 4Windows-it që nga ai 3.1; faktikisht duhet thënë se kjo lojë është ndoshta përgjegjësja kryesore për uljen e produktivitetit në kompjuter, së bashku me Solitare. Microsoft-i dëshironte ta rikrijonte nga e para Minesweeper dhe ta paraqiste atë si shembullin më të mirë për lojërat e Windows Store. Prandaj, kompania mori në punë zhvilluesin me përvojë të lojërave të zakonshme, Arkadium dhe tashmë versioni i ri i Minesweeper ka shumë më tepër opsione se thjesht kontrolli me prekje. Së pari, loja nuk luhet më në një dritare. Ajo hapet në full-screen duke u përshtatur kështu për tabletët. Nga ana tjetër, punon fare mirë edhe në PC. Arkadium ka shtuar edhe një skin të ri, “the garden theme.” Përtej saj, ka sajuar edhe një Adventure mode ku mund të eksploroni një sërë shpellash me një karakter të animuar. Në ndryshim nga Minesweeper i vjetër, nuk ju duhet të spastroni apo të shënoni çdo pllakëz (tile) për të kaluar në nivelin Adventure. Në fakt, nuk ka asnjë “rrugë perfekte” për ta kaluar këtë nivel: mund të eksploroni çdo centimetër për të maksimizuar sasinë e floririt që mblidhni ose mund të kërkoni rrugën për të gjetur daljen më të shpejtë. Është zgjidhja juaj.

Gara në nivelin Adventure pa u zbuluar dhe pa shënuar shumë pllakëza ju jep më tepër pikë. Ndërkohë që rruga juaj është e bllokuar nga monstra dhe pengesa të tjera që mund të eliminohen përmes armëve apo mjeteve të tjera. Windows 8 lojera 5

Pra, Minesweeper është shndërruar nga një lojë e thjeshtë në një lojë plot sfida që duhet të kalohen brenda labirinthit. Sa herë që kaloni një nivel, keni mundësi të ndani më të tjerët arritjet tuaja.

Minesweeper shton gjithashtu edhe dimensionin e sfidave apo mjediseve të ndryshme çdo ditë. Sfidat ditore ju lejojnë të mblidhni monedha virtuale për të fituar dinstiktivë si dhe të konkurroni për çmime të ndryshme. Por, duhet përmendur se këto sfida janë të mbushura edhe me reklama, të cilat janë bërë tashmë pjesë e Minesweeper. Ato shfaqen zakonisht në formë videoklipesh të shkurtra apo etiketash të klikueshme që ju çojnë në një uebfaqe të jashtme.

Ky element komercial, së bashku me kufizimin që Minesweeper nuk mund të luhet në një dritare, e reduktojnë disi kënaqësinë e lojës. Megjithatë, nuk ka dyshim se integrimi me rrjetet sociale dhe karakteristikat e tjera po tregojnë qartë se Microsoft-i po përpiqet të revolucionarizojë edhe lojërat më primitive të veta.

Shtimi i lojërave desktop në Windows 8

Windows 8 lojera 6Windows desktop është ende pjesë e rëndësishme e çdo sistemi Windows 8, përfshi tabletët dhe PC-të hibride që operojnë me sistemin e ri operativ. PC-të ‘All-in-one’ me karakteristikat me prekjet po fitojnë dominim në diapazonin e Windows 8 përmes disa prodhuesve all-in-one si ato Dell XPS One dhe Lenovo A720, që përfshijnë GPU të veçanta që arrijnë të ekzekutojnë grafika më intensive.

LEXO EDHE:  Windows 10 parakalon Windows 7, bëhet sistemi operativ desktop më popullor në botë

Edhe lojërat në desktop mund të përfitojnë nga karakteristikat e reja të Windows 8, si për shembull ndërfaqja me prekje. Intel ka punuar me disa zhvillues të rëndësishëm për të sjellë mundësinë e prekjes për lojërat në desktop. Firaxis ka shtuar prekjen, përfshi suport për gjestet, tek Civilization V, një nga lojërat më të strategjike të vitit të kaluar.

Të paktën një lojë desktopi, Wargame: European Escalation nga Eugen Systems u zhvillua nga fillimi për ekranet me prekje. 

Loja e parë e Eugen, me emrin R.U.S.E., suportonte prekjen edhe në Windows 7, por ndërfaqja ishte pak “e mpirë”. Në ndryshim nga ajo, ndërfaqja e European Escalation, një lojë strategjike që ju çon në një luftë hipotetike mes superfuqive të Evropës në vitet 1980, ofron pllakëza dhe jo butona, si elementet kryesore të zgjedhjes nga menuja.

Në foto Wargame: European Escalation. Windows 8 lojera 7

Si Civilization 5 me suport për prekje ashtu edhe Wargame: European Escalation punojnë mjaft mirë në Windows 8.

European Escalation do të punojë mirë edhe me sistemet me prekje Windows 7. Të dyja lojërat janë optimizuar për grafikën Intel HD 4000, kështu që performanca e tyre duhet të jetë e njëjtë me tabletët dhe hibridët e kategorisë Ultrabook.

Një gjeneratë e re

Tashmë kanë mbërritur si Windows 8 ashtu edhe Windows RT e bashkë me to edhe gjenerata e re e lojërave të Windows Store. Shumica prej këtyre lojërave do të ndërtohen në JavaScript, HTML 5 canvas, dhe gjuhët bazë të Microsoft XAML, duke mundësuar kështu transferimin mes platformave mobile dhe atyre PC. Lojëra të tjera do të zhvillohen në gjuhë më tepër tradicionale.

Ajo që është e rëndësishme për përdoruesit është fakti se përvojat e reja në lojë po avancojnë. Me aplikacionet e Windows Store do të keni mundësi të transferoni lehtësisht ecurinë tuaj në lojë nga një platformë në një tjetër. Adaptimi i lojërave Windows 8 në pajisjet mobile si hibridët Ultrabook dhe tabletët do të nxisë përhapjen e zhanreve të caktuar përfshi ato që kërkojnë vendndodhjen si dhe ato të realitetit të zmadhuar. Sensorët e rinj të instaluar në tabletë dhe laptopë hibridë do t’i lejojnë zhvilluesit e lojërave të ndërtojnë tipe të ndryshme kontrolli në lojërat e tyre. Edhe pse adhuruesit e Apple iOS mund të thonë se karakteristika të tilla kanë qenë gjithmonë të disponueshme në iOS, duhet thënë se të pakta janë titujt cross-platform që ekzistojnë mes iOS dhe Mac OS. Për më tepër, deri tani nuk kemi parë që laptopët Apple të adaptojnë prekjen si element çelës i sistemit operativ. Gjenerata e re e lojërave Windows nga ana tjetër, do të ndërthurë lojërat në kompjuterët desktop, laptopë, smartfonë, madje edhe konsola Xbox, duke krijuar kështu një përvojë të re përdoruesi për të gjitha llojet e lojërave, nga ato të thjeshtat fare e deri tek ato të avancuarat. Do të jetë diçka vërtet interesante të shohim se si do të evolojnë lojërat, duke marrë parasysh listën e gjerë të platformave dhe sensorëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>