Analiza

Si po përpiqet Evropa të rregullojë internetin

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Maj 2022
Nisur nga natyra globale, qeveritë janë u gjendën të papërgatitura për ta rregulluar internetin në mënyrën e duhur. Por sigurisht nuk është e pranueshme që aktivitetet online të vazhdojnë pa asnjë lloj rregullimi. Si po përpiqet Evropa të rregullojë internetin

Në botën që jetojmë sot, interneti ruan një rol jetik në ekonomi, edukim, komunikim e ndërveprim social. Dizajni i tij është i atillë që të jetë i hapur, global dhe i pavarur përballë kufijve tradicionalë.

Nisur nga natyra globale, qeveritë u gjendën të papërgatitura për ta rregulluar internetin në mënyrën e duhur. Por sigurisht nuk është e pranueshme që aktivitetet online të vazhdojnë pa asnjë lloj rregullimi.

Bashkimi Evropian është një prej kontributorëve kryesorë në rregullimin e internetit. Po le ti hedhim një sy përpjekjeve të kaluara të BE-së për të aplikuar një farë rregullimi në botën online dhe sesi e kanë ndryshuar internetin.

  1. Rregullimi i Aksesit të Hapur në Internet

Direktiva erdhi në fuqi në Prill të 2016-ës dhe u përditësuar në Qershor të 2020-ës. Ky rregullim i prezantoi të drejtën themelore të qytetarëve Evropian për akses të përmbajtje dhe shërbime në internet sipas zgjegjes së tyre.

Gjithashtu kërkoi prej ofruesve të shërbimit të internetit të praktikojnë në princip një menaxhim trafiku pa diskriminim. Me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme, ofruesit e internetit nuk mund ti kufizojnë trafikun përdoruesve Evropianë.

  1. General Data Protection Regulation (GDPR)

GDPR hyri në fuqi në Maj të 2018-ës. Është një ligj i cili ju jep përdoruesve Evropianë kontroll të konsiderueshëm mbi të dhënat e tyre. Është bazë e cila hedh themelet e mbrojtjes, ruajtjes dhe transferimit të të dhënave të qytetarëve Evropianë.

Direktiva ripërcakton konceptin e të dhënave personale dhe kërkon që kompanitë të marrin autorizimin e përdoruesve përpara se të ndajnë të dhëna me palë të treta. Gjithashtu kërkon prej bizneseve të internetit të bashkëpunojnë me qytetarët nëse këta të fundit kanë bërë një kërkesë për heqje të të dhënave apo përditësim të informacioneve të gabuara. Së fundi kompanitë detyrohen të njoftojnë përdoruesit brena 72 orëve nëse ka një thyerje sigurie.

  1. Akti i Tregjeve Dixhitale
LEXO EDHE:  Android 12 përmbyll fazën testuese, pranë debutimit

I njohur shkurtimisht si DMA është një ligj i propozuar për rregullimin e Big Tech. Mbulon vetëm kompanitë që kanë vlerë mbi 75 miliardë dollarë dhe 45 milionë përdorues aktivë në muaj.

Është një përpjekje për të parandaluar formimin e monopoleve dhe kufizimeve aplikuar ndaj përdoruesve. Ligji ka 20 udhëzime që vënë në shënjestër sjellje anti-konkurruese. Kompanitë që nuk i përmbahen mund të gjobiten me 10% të të ardhurave vjetore.

Për shembull kur të miratohet, DMA do të kërkojë që Apple të hapë dyqanin e aplikacioneve App Store ndaj pagesave alternative ose mund të gjobitet. Ndërsa aplikacionet dhe shërbimet si WhatsApp, Facebook Messenger apo iMessage duhet të mundësojnë shkëmbimin e mesazheve mes tyre.

Së fundi Google duhet të ofrojë alternative krahas shërbimeve të saj në smartfonët Android ndërsa përdoruesit e iOS do të kenë mundësi të heqin aplikacionet dhe shërbimet e Apple si përshembull Safari.

  1. Akti i Shërbimeve Dixhitale

I njohur si DSA, është direktiva simorët e DMA dhe rregullon platformat online. Të rritura sot në hapësira ku miliona njerëz ndërveprojnë, marrin lajme dhe shërbime, këto platforma kanë secila rregulla të ndryshme, algoritme misterioze për të cilat përdoruesit nuk kanë informacion.

Akti i Shërbimeve Dixhitale dëshiron të qartësojë të drejtat e përdoruesve dhe përgjegjësitë e platformave online.

Njëlloj si me DMA, organizatat e mëdha kanë më shumë obligime nën DSA. Meta dhe Google do të jenë platformat që kanë për të vuajtur më shumë.

Akti themelon një rregullim mbarë Evropian të funksionimit të rrjeteve sociale dhe tregjeve online. Nga reklamimi tek rregullimi i shitjes së sendeve dhe shërbimeve të paligjshme, këto platforma duhen të bëjnë algoritmet e tyre transparencë për përdoruesin, mënyrën sesi funksionojnë.

LEXO EDHE:  Kina së shpejti do të udhëheqë Amerikën edhe në teknologji

/PCWorld Albanian