Analiza

Si pozicionohet iPad Mini me Retina ndaj konkurrentëve

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
Si pozicionohet iPad Mini me Retina ndaj konkurrentëve

RetinaPas shumë e shumë thashethemesh për muaj me radhë në internet, erdhi edhe dita e shumëpritur: Apple prezantoi të martën iPad Mini-n i cili do të ketë ekran Retina.

Ky ishte në fakt presioni me të cilin po përballej kompania që prej lançimit të iPad Mini-t vitin e kaluar: shtimi i ekranit Retina në versionin e ardhshëm.

Ajo që bie menjëherë në sy është fakti se iPad Mini me Retina është dukshëm më i shtrenjtë se pajisjet e tjetra të ngjashme në treg.

Modeli më i lirë është 399 $ për versionin vetëm me Wi-Fi dhe 16 GB. Për të bërë një krahasim, Nexus 7 me Full HD vetëm me Wi-Fi fillon nga 229 $ si dhe më i shtrenjti është modeli me 32 GB (Wi-Fi dhe 4G) i cili kushton 349 $, pra më i lirë edhe se iPad Mini më i lirë.

Për të krijuar një ide më të qartë në lidhje me specifikimet dhe karakteristikat e konkurrentëve të iPad Mini-t, është përpiluar tabela e mëposhtme.

Ipad Mini vs Nexus 7

LEXO EDHE:  Sipas një raporti Apple do të prodhojë të gjitha modelet e 2020 iPhone me ekrane OLED

Lajmet e fundit>