Analiza

Si shkoi çmimi i telefonëve nga 200 në 2000 dollarë?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Mars 2019
0
Edhe inflacioni mund të fajësohet për këtë rritje. Sipas Byrosë Amerikane të Statistikave, 649 dollarë në 2010-ën janë të barbarta me 750 dollarë ditën e sotme, që i bie të jetë sa kostoja e një iPhone XR. Si shkoi çmimi i telefonëve nga 200 në 2000 dollarë?

Telefonët janë bërë më të shtrenjtë se kurrë më parë. Flagshipët e Apple, Samsung, Google dhe prodhuesve të tjerë kryesorë tashmë kushtojnë qindra dollarë edhe mijëra në disa raste.

Me mbërritjen e telefonëve me palosje të cilët kanë vlerë mbi 2,000 dollarë, tavani i çmimeve vetëm po rritet.

Ekzistojnë disa arsye pse çmimet po rriten dita ditës sidomos në vitet e fundit. E para është e thjeshtë. Në SHBA flagshipët kushtonin 200 dollarë si pjesë e një kontrate ndërsa kostoja reale fshihej në tarifa mujore.

Tashmë që kontratat kanë marrë fund, çmimet e telefonëve janë të drejtpërdrejta. Kjo shpjegon edhe arsyen pse shkuan në 649 dollarë por nuk është arsyeja e vetme.

Çmimet e telefonëve janë rritur edhe me qindra dollarë të tjerë. Në 2016-ën një telefon i ri Galaxy S7 kushtonte 670 dollarë. Këtë vit Galaxy S10 fillon nga 900 dollarë.

Një tjetër arsye është sepse shitja e tyre është bërë më e vështirë. Sot shumë njerëz kanë një smartfon krahasuar me pak vite më parë dhe njerëzit po i mbajnë për një kohë më të gjatë. Që të ardhurat e tyre të mos bijnë, operatorët kanë vendosur ose të shesin më shumë telefonë ose të shesin telefonë më të shtrenjtë. Shumica e tyre kanë zgjedhur të dytën.

Në disa raste memoria dhe ekranet më të mëdha kanë çuar koston deri në 1,500 dollarë. Madje edhe çmimi bazë është ngritur në 1,000 dollarë nga 649 dollarë pak vite më parë.

Arsyeja e tretë është se kostoja e ndërtimit të telefonëve është rritur. Pjesët e një iPhone 4 në 2010-ën kushtonin 190 dollarë. Pjesët e iPhone XS Max prezantuar vitin e kaluar sipas IHS Markit kushtonin 390 dollarë.

LEXO EDHE:  Bien të ardhurat dhe investimet në sektorin e komunikimeve elektronike

Edhe inflacioni mund të fajësohet për këtë rritje. Sipas Byrosë Amerikane të Statistikave, 649 dollarë në 2010-ën janë të barbarta me 750 dollarë ditën e sotme, që i bie të jetë sa kostoja e një iPhone XR.

Në shumë raste çmimet ekstra janë alternative në disa raste. Një iPhone XS fillon nga 999 dollarë por Apple shet modele edhe më të shtrenjta. E njëjta vlen edhe për Galaxy S10 që fillon nga 900 dollarë por që Samsung shet modelin buxhetor Galaxy S10E për 750 dollarë.

Problemi më i madh me këtë trend është se duhet të shpenzoni më shumë para sesa keni bërë pak vite më parë për të pasur në duar telefonin më të mirë. Lajmi i mirë është se telefoni që do të blini është më komod dhe më i mirë dhe me shumë gjasa do ta mbani për një kohë më të gjatë.

Kështu nëse vite më parë telefonin më të mirë e mbanit për 2 vite, sot nuk i bie të shpenzoni aq shumë sa çmendoni për një telefon që e mbani për 5 vite. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>