Vëzhgim

Si ta dëgjosh më mirë muzikën në kompjuter

Publikuar , 05 Nëntor 2008
0
Si ta dëgjosh më mirë muzikën në kompjuter

Në artikujt e mëhershëm kam diskutuar rreth përparësive të audio codecs, si FLAC, kartave të zërit dhe veçanërisht rreth programeve për luajtjen e muzikës. Mjerisht, me të gjitha këto vegla të instaluara dhe konfiguruara drejt, është përsëri e mundur të marrësh një cilësi mesatare audio në një kompjuter me Windows XP, pasi ky sistem operativ ka tendencë të mos i japë shumë rëndësi muzikës. Fatmirësisht, një program i lehtë për t’u përdorur, i quajtur ASIO4ALL (www.asio4all.com) rregullon këto zakone të këqija të Windows. Më kanë thënë se ky aplikacion mund të përmirësojë audion edhe te kompjuterat me Vista, por këtë nuk e kam testuar ende.

Integruar në pllakën amë, apo disa karta tëSi përzihet XP me muzikën? E komplikuar. Për ta shmangur largoni ndikimin e sistemit operativ nga punët e audios me një program të quajtur Kernel Audio Mixer ose Kmixer, i cili automatikisht përshtat skedarët audio, duke krijuar skedarë që dallojnë nga regjistrimi origjinal. Efekti është shumë i vogël dhe nëse jeni duke dëgjuar në bit rate të ulët, MP3. Ndoshta as që do ta vëreni fare dallimin. Sidoqoftë, nëse ju pëlqen të dëgjoni audio me më pak humbje, pasi preferoni ta dëgjoni ashtu si e ka e regjistruar vetë artisti, mund të përdorni ASIO4ALL dhe të bëni një përmirësimi me Kmixer, duke dërguar versionin e pa përzier të audios drejt në kartën tuaj të zërit. Muzikantët që regjistrojnë duke përdorur PC, kanë përdorur për një kohë të gjatë ASIO, që qëndron për Audio Stream Input Output. Paisjet mesatare dhe të përparuara mund të kenë drivera për përkrahje ASIO, por kartat e dobëta, si disa audio çipa të thjeshta zëri, ka gjasa që nuk kanë ASIO. Kështu, një zotëri i quajtur Michael Tipach, krijoi ASIO4- ALL. Ai thotë se qëllimi kryesor ishte të adresonte problemet me vonesat që Kmixer krijonte gjatë procesit të regjistrimit.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

ASIO4ALL: Një udhëzues PDF shpjegon disa rregullime më të komplikuara,
por ju mund të provoni të këto rregullime (së pari të përshkruara nga një
adhurues muzike i menqur në web faqen Head-fi .org).

Për të përdorur ASIO4ALL, duhet të keni një mediaplayer të përshtatshëm si foobar2000 apo WinAmp (Windows Media Player dhe iTunes nuk e përkrahin). Ju rekomandoj të instaloni foobar2000 (mund ta gjeni në www.foobar2000.org). Gjithashtu duhet të shkarkoni foobar2000 ASIO DLL (klikoni në Optional Compnents në linkun e cekur më lart); skedari DLL duhet të shkojë në dosjen Components në harddisk. Pastaj, shkarkoni dhe instaloni ASIO4ALL. Lançojeni duke klikuar në opsionin Off line Settings, në menynë Start. Do të duhet të shihni të nënvizuar pajisjen audio që keni në kompjuter; nëse keni më shumë se një, zgjidhni atë që doni të përdorni. Tani lançoni foobar2000. Shkoni tek File-Preferences dhe zgjidhni Output (nën Playback), dhe pastaj ASIO Virtual Devices, para se të klikoni butonin Add New. Një kuti dialogu e re do të shfaqet me pajisjet audio dhe kordinatat për navigim (djathtas, majtas dhe kështu me radhë). Zgjidhni njërën, pastaj klikoni OK, Save All dhe Close. Kthehuni tek koleksioni juaj muzikor, zgjidhni referencat e preferuara (cilësia më e lartë apo regjistrimi origjinal) dhe jeni gati të dëgjoni muzikë. Do të duhet të vini re përmirësime në cilësinë e audios që me rregullimet bazë (Simple). Besoj se do të dëgjoni audio më të mirë përmes ASIO4ALL. Dhe mbani mend: Nuk ndryshon asgjë te driverat, kështu që nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin, thjesht mos e përdorni më.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>