Ja se si

Si ta përmirësoni procesin e ashensorit përmes mouse-t në Google Chrome

Publikuar , 31 Janar 2013
0
Si ta përmirësoni procesin e ashensorit përmes mouse-t në Google Chrome

Mouse scrollGoogle Chrome bën shumë gjëra në mënyrë të shkëlqyer, por kur vjen puna tek përdorimi i mouse-t në rolin e ashensorit, faqet nuk duken edhe aq mirë.

Ndoshta mund ta keni vënë re se faqja fillon të shfaqet si me “shkallë” në vend që procesi të ndodhë në mënyrë të njëtrajtshme dhe të “lëmuar”.

Sigurisht, për ata që nuk u kushtojnë shumë rëndësi këtyre gjërave, është diçka e papërfillshme, por për njerëzit që e kanë syrin e mprehtë, ajo është diçka që bie në sy dhe që do të donin ta përmirësonin.

Fatmirësisht ekziston një mjet që mund ta rregullojë. Ai quhet Chromium Wheel Smooth Scroller. Është një shtojcë që ju jep kontroll mbi “lëmueshmërinë” dhe shpejtësinë e ashensorit të mouse-t.

Funksionon gjithashtu edhe nëse përdorni tastierën si ashensor. Sapo ta keni instaluar, bëjini thjesht “refresh” faqes që ishit duke parë apo një faqeje që ka material të mjaftueshëm për ta naviguar me ashensor dhe do ta dalloni menjëherë ndryshimin. (Mund ta mbyllni dhe ta hapni shfletuesin për ta bërë aktive në të gjitha tab-et e hapura.)

Pasi instalohet, Chromium Wheel Smooth Scroller shton një ikonë në shfletues (shihni në cepin e djathtë të tij) dhe duke klikuar me të djathtën, mund të kontrolloni opsionet.

Atje mund të ndryshoni ‘madhësinë e hapit’ (step size), pra se sa pikselë në faqe përshkruan çdo “tick” i mouse-t; tek “smoothness” mund të ndryshoni përgjithësisht se sa shpejt fillon dhe mbaron procesi i ashensorit si dhe Acceleration Sensitivity. (PCWorld Albanian)

mouse

LEXO EDHE:  Me Dropbox Transfer mund të dërgoni deri në 100GB të dhëna

Lajmet e fundit>